Protesta e demokratëve, Basha: Rritja e taksave është rruga e humnerës

“Mos u fshi pas bunkerëve të diktaturës, Rama të mos luajë me durimin e popullit”

Të shumtë ishin qytetarët që iu përgjigjen thirrjes nga Partia Demokratike dhe nga Sindikatat për protestë. Ata e nisën marshimin nga Sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë, ku janë ndalur për të dëgjuar fjalën e disa prej tyre.

Në protestë, ishin përzgjedhur të flisnin, një student kundër rritjes së tarifave të shkollës, një person që i kishin prerë dritat për shkak se nuk kishte para të paguante faturen disa milionë lekëshe, apo një tjetër të cilit INUK i kishte prishur shtëpinë. Para mijëra qytetarëve ka folur edhe kreu i Sindikatave, Gëzim Kalaja që kërkoi reflektim të kryeministrit Edi Rama, përballë varfërisë që ka përfshirë vendin.

Në fjalën e tij kryetari demokrat Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama që të mos fshihet pas bunkerëve të diktaturës, se shqiptarët nuk i kanë harruar mashtrimet

“Mos luaj me bukën e fëmijëve dhe me të ardhmen e tyre, shqiptarët nuk i ngop dot me propagandë. Shqiptarët të thonë sot këtu duam punë dhe dinjitet”-apeloi Basha.

Kreu demokrat i beri thirrje kryeministrit te mos i rrise taksat. Sipas tij rritja e taksave dhe shteti policor nuk eshte zgjidhja, tha Basha./ ABCnews

Lajme të ngjashme

Back to top button