Samsung sjell në Evropë Galaxy S5 Plus

Samsung e prezantoi telefonin inteligjent Galaxy S5 Plus muajin e kaluar. Ai është një version i përditësuar i Galaxy S5, ka të njëjtat karakteristika, përveç procesorit Snapdragon 805.

Procesori i ri ofron katër bërthama Krait 450 dhe gjeneratën e re të kartës grafike, Adreno 420. Samsung Galaxy S5 Plus vjen gjithashtu me një lidhje më të shpejtë LTE. Telefoni inteligjent ka shpejtësinë Cat.6 LTE, që përkthehet në shpejtësi të shkarkimit deri në 300Mbps dhe ngarkimit të përmbajtjes me shpejtësi deri në 50Mbps.

Samsung Galaxy S5 është aktualisht në shitje tek eBay në Gjermani dhe kushton 400 euro. Edhe vitin e kaluar ishte Gjermania shteti i parë evropian që nxori në treg versionin e përditësuar të Galaxy S4, disa muaj pasi kishte dalë në tregun korean. Si duket historia po përsëritet sërish.

Pritet që Samsung Galaxy S5 Plus me procesorin Snapdragon 805 të ofrohet edhe në tregje të tjera evropiane gjatë javëve në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Back to top button