Ronaldo: Disa herë kam lexuar Kur’an-in

Krahas shtrembërimeve të shumta të mediave botërore për islamin, disa nga yjet e futbollit botëror kanë refuzuar që të shkojnë pas hapave të tyre mashtruese, shkruan ”islammemo.cc”.

Nisemi nga David Villa, kohë më parë sulmues I kombëtares spanjolle, tani I skuadrës amerikane të New York Siti, që ishte një nga viktimat e invazionit kundër islamit. Megjithatë ai pasi që kishte mara disa leksione për këtë fe dhe shoqërimit me yllin e Barcelonës, Erik Abidal pati deklaruar: “Islami ëhstë fe e problemeve dhe vrasjes. Kështu më patën mësuar në shkollë. Megjithatë pasi luajta me Abidal dhe Turan, kuptova se ajo është fe e tolerancës.“

Në kohë të njëjtë u përhapën zërat se sulmuesi I kombëtares meksikane dhe Real Madrid, Javier Hernandez, I njohur si Çiçarito (Chicharito), se gjat qëndrimit të tij në Mançester United, ka pranuar fenë islame. Megjithatë ai këto pohime i hodhi poshtë. Por meksikani në kohë të njëjtë për besimin islam pati thënë. “Unë nuk jam muslimam, sipas meje krijesa më e mirë është i Dërguari i Allahut Muhamed-i a.s.”

Sa i përket portugezit Ronaldo, ”islammemo.cc” shkruan se ai ka lavdëruar fenë islame e cila njeriut I dhuron një ligj të mrekullueshëm, pas të cilit njeriu shkon tërë jetën dhe një qetësi psikologjike. “Me të vërtetë unë I dua myslimanët, pasi ndjej se jeta e tyre është shembullore dhe e zbukuruar me të gjitha veprimet dhe kjo nuk është e rastit. Unë di shumë për besimin islam dhe e tërë ajo që flitet në media është vetëm mashtrim”, ka thënë Ronaldo, transmeton Alsat-m.tv

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë Ronaldo, ka thënë se këtu ka kohë për të kryer të gjitha obligimet. “Këtu ka kohë për namaz (lutje), ekziton kohë për të lexuar Kur’an… Shumë herë e kam lexuar Kur’an-in dhe e kam dashuruar atë pasi më qetëson psikën time dhe unë jam kënaqur me këtë.“ / Alsat -M

Lajme të ngjashme

Back to top button