Rexhallari në mbrojtje të titullit “Adem Jashari”

Klubi i mundjes Liria do të jetë pjesëmarrës në turneun e shtatë me radhë në mundje, “Adem Jashari”, i cili gjatë ditës së nesërme do të mbahet në Prishtinë. Në të njëjtin turnir, pos ekipit të Lirisë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe shumë klube me renome nga vendi ynë, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, me ç’rast ky edicion pritet të jetë me konkurrencën më të madhe që nga fillimi i tij.

Trajneri Lulzim Vrenezi, në garat e nesërme, adut kryesorë do ta ketë fituesin aktual Jasin Rexhallari, i cili do të garoj në kategorinë deri në 61 kilogram. Pos tij, klubin e mundjes Liria, do ta përfaqësojnë edhe Raif Kamberi (57 kg), Valon Rogaçi (65 kg) dhe Adem Adem në kategorinë deri në 85 kilogram.

Sipas trajnerit dhe seleksionuesit të Maqedonisë, Lulzim Vrenezi, shpresat më të mëdha janë te Rexhallari, i cili është në formë dhe pritet që të jetë kandidati kryesor për të fituar edhe edicionin e sivjetëm të turneut “Adem Jashari”. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button