Facebook me aplikacion të veçantë për grupet

Facebook prezantoi një tjetër aplikacion të mëvetësishëm, të quajtur Facebook Groups. Ky aplikacion është krijuar nga Facebook për t’u dhënë mundësi përdoruesve të mbajnë kontakt me të gjitha grupet e tyre në Facebook dhe t’u bashkohen grupeve të reja. Edhe pse ekzistojnë aktualisht grupet brenda aplikacionit kryesor të Facebook-ut, ato nuk janë shumë të dukshme në aplikacion, vetëm nëse ju merrni ndonjë njoftim tek një grup ku bëni pjesë.

Duke e vendosur këtë veçori tek një aplikacion i mëvetësishëm në pajisjet iOS dhe Android, kompania shpreson që ta bëjë më të lehtë për përdoruesit që t’u bashkohen grupeve të ndryshme dhe të bashkëveprojnë me to. Aplikacioni do të sugjerojë gjithashtu grupe të ndryshme ku përdoruesit mund t’u bashkohen. Sugjerimet do të bazohen tek interesat e përdoruesve, vendndodhja e tyre apo grupet ku janë miqtë e tyre.

Përdoruesit do të kenë mundësi të shtojnë në ekran ikonat e grupeve të preferuara që të mos kenë nevojë të hapin aplikacionin për të filluar një bisedë. Gjatë zbulimit të rezultateve financiare në muajin tetor, kompania njoftoi se kishte 700 milionë përdorues që u ishin bashkuar grupeve të ndryshme, një rritje nga 500 milionë përdorues që ishin në janar./tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button