Në Komunën e Çairit u përkujtua “Kongresi i Manastirit”

Në Komunën e Çairit u përkujtua  “Kongresi i Manastirit” dhe kontribuesit e albanologjisë, siç ishte edhe Shaban Demiraj, akademik i cili u la studiuesve të dhëna të bujshme për këtë kongres. Aktiviteti u zhvillua me rastin e “Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”.

“Sot mbahet edhe një konferencë nga Instituti për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve, që i dedikohet një emrit të madh, akademikut, Shaban Demiraj, për kontributin e tij në fushën e albanologjisë, në fushën e gjuhës, në fushën e ballkanologjisë. Ky është një vlerësim që bëj në emër të qytetarëve të Çairit, të shqiptarëve nga Maqedonia, sepse kjo festë u takon gjithë shqiptarëve, apo ne jemi edhe më krenarë që kjo ndodhë pikërisht në Manastir, që është një vlerë që duhet ta ruajmë gjithë së bashku”, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Përveç kësaj, pritet që shqiptarët e Shkupit dhe të vendeve tjera të Maqedonisë, me 28 nëntor, Ditën e flamurit shqiptar ta festojnë nëpër sheshe dhe shtëpi, duke përcjell mesazhin e tyre si komb shtetformues edhe për Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button