LSDM: Me Gruevskin nuk ka debat, të gjithë kundër testimit ekstern

LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së kryeminsitrit Nikolla Gruevski, për qëllimin e  testimit ekstern në fakultete, sipas së cilës synohet rritja e kualitetit tek studentët. LSDM akuzon se testimi ekstern u dëshmua i pasuksesshëm në shkollat fillore dhe të mese dhe tani krijon më shumë presion tek studentët dhe dënime për profesorët.

LSDM I kundërvihet testimit ekstern në arsimin e lartë dhe apelon për pasojat e keqija të këtij projekti në shkollat fillore dhe të mesme.

“Opinionit të gjerë i është e qartë se me kryeministrin Nikolla Gruevski nuk ka debat. Studentët, profesorët dhe të gjithë të tjerët të prekur nga kjo fuqishëm i thonë jo testimit ekstern”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button