Recension: Pas Putinit në Beograd, Ivanovi takohet me udhëheqësit botërorë dhe maqedonasit në Serbi

Nëse vlen thënia se “vera mund të jetë e mirë, mirëpo pa ambalazh të mirë e humb vlerën”, atëherë ky tekst e vërteton rregullën se titulli i keq e shëmton gjithë produktin. Intervenimi i panevojshëm dhe jashtë kontekstit në konstruksionin e titullit është shkaku kryesor se pse ky artikull, i cili në esencë është korrekt, seriozisht bie në shkallën e kualitetit.

2Linku deri te artikulli origjinal: Pas Putinit në Beograd, Ivanovi takohet me udhëheqësit botërorë dhe maqedonasit në Serbi

Data dhe koha e publikimit: 02.11.2014 15:49

Data e recensionit: 17.11.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PUTINI NË TITULL, E AS “P” NGA PUTINI NË TEKST

Në përgjithësi, vërtetësia e tekstit nuk kontestohet. Bëhet fjalë për vizitën zyrtare të kryetari të Maqedonisë në Serbi, takimet me kreun e atjeshëm shtetëror, pjesëmarrjen në takimin e Komisionit trilateral misterioz, si dhe ngjarje shoqëruese – takimet me pakicën maqedonase. Zakonisht, nuk do të kishte problem serioz sikur teksti të mos publikohej me një titull nënshtrues. Është i pakuptueshëm veprimi i gazetarit që ta shfrytëzojë formulimin  “Pas Putinit në Beograd, Ivanovi takohet me udhëheqësit botërorë…”, e në përmbajtje askund nuk përmendet kryetari rus dhe cila është lidhja e tij me kryetarin e Maqedonisë, përveç asaj se të dy, me një distancë të caktuar kohore, e kanë vizituar Beogradin. Domethënë, nuk ka asnjë aspekt, as përmbajtësor e as kontekstual, që të përdoret emri i kryetarit të Rusisë dhe atij të Maqedonisë në titull. Po është në rregull të thuhet se “Ivanovi do të takohet me udhëheqësit botërorë” – për shkak se “Komisioni trilateral” i famshëm, i cili mistifikohet si një qeveri botërore në hije, në atë periudhë kishte mbledhje në Beograd, mirëpo absolutisht nuk ka vend edhe për Putinin në konstruksionin e titullit, për shkak se, thejsht, ai nuk ka qenë në kryeqytetin serb kur ka qenë Ivanovi, dhe nuk ka marrë pjesë në takimin e ТKomisionit trilateral. Përshtypja është se qëllimi ka qenë që “misionit të Beogradit” të kryetarit të Maqedonisë t’i jepet rëndësi edhe më e madhe, me atë që do të thuhet se “pas Putinit” ai ka ardhur në kryeqytetin e Serbisë që të takohet me “udhëheqësit botërorë”. E para, vizita e Ivanovit kishte karakter bilateral dhe qëllimi primar kanë qenë takimet me autoritetet serbe, e pastaj pjesëmarrja e tij në “Komisionin trilateral”. Mirëpo, kjo nuk është thënë kështu në titull dhe kjo pjesërisht e huton publikun, edhe pse, siç thamë më herët, përmbajtja është korrekte dhe e përputhet me rrjedhën reale të ngjarjeve: takime me Tomsillav Nikoliqin dhe me Aleksandar Vuçiqin, pastaj “Trilateralja”, pastaj vizita e komunitetit të atjeshëm maqedonas.

 

“TITULLI  E ZBUKURON VEPRËN”

“Saldimi” i tillë i konstruksionit të titullit paralajmëron një dozë të mirë të anshmërisë dhe humbje nga fokusi të qasjes së balancuar dhe e zvogëlon kualitetin dhe korrektësinë që paraqiten më poshtë në tekst, si dhe të përmbajtësisë e cila jep një pasqyrë relativisht të mirë të qëndrimit të Ivanovit në Serbi.

Prandaj, të kthehemi në fillim dhe në domethënien e konstruksionit të titullit për një produkt gazetaresk. Do ta modifikoja thënien e njohur dhe do të thoja “Titulli e zbukuron veprën”, që gjithsesi nuk ndodh me këtë tekst. Ja pak ndihmë se si të arrihet deri te titulli i mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button