22 vjeçari nga Kërçova përfundon në paraburgim pas tentimit për vrasje

Një 22 vjeçar nga Kërçova me inicialet S.A ka përfunduar me masën e paraburgimit për tentim vrasje.

Ai ngarkohet me veprën penale “vrasje në tentativë”, vepër e kryer më 18 të këtij muaji në rrugën “Marshali Tito” në Kërçovë, Aty diku afër xhamisë në lagjen “Kupa e bardhë”i pandehuri ka tentuar ta privojë nga jeta S.F. (19), duke i shkaktuar dy plagë në pjesën e shpinës me mjet të fortë dhe e ka braktisur vendin e ngjarjes duke e lënë S.F. të plagosur.

Ngjarjes-sipas policisë- i ka paraprirë takimi ndërmjet S.A dhe S.F. dhe pas një dueli verbal, në një moment ka ndodhur edhe sulmi dhe shkaktimi i plagëve. S.F. pas kësaj ngjarje është dërguar në Spitalin e qytetit në Kërçovë, ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore, ndërsa S.A. me intervenimin e shpejtë të pjestarëve të policisë është kapur dhe është dorëzuar për procedurë të mëtejme. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button