Dymbëdhjet të lënduar gjatë 24 orëve të fundit në Shkup

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa katër shoferë dhe shtatë bashkëudhëtarë kanë marrë lëndime të lehta trupore në aksidente të komunikacionit, që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente, gjashtë prej të cilëve me pasoja dëme materiale dhe katër me pasoja lëndime trupore.

Sipas policisë së komunikacionit, kanë ndodhur edhe gjashtë aksidente me dëme të vogla materiale, ku janë plotësuar Raporte evropiane.

Gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar tre shoferë, të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë, 10 shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar, 28 shoferë, të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular dhe gjashtë këmbësor, të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Janë larguar 58 automjete me ndihmën e automjetit të posaçëm “kaçubet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button