Në Gostivar u mbajt ekspozita me veprat nga kolonia artistike rrugore “Mure që flasin”

Në kuadër të Javës Rinore në Gostivar, në Qendrën për Kulturë u mbajt ekspozitë me veprat artistike të studentëve të Fakultetit të Artëve pranë USHT-së dhe nxënësve të shkollave të mesme të Gostivarit, të cilët në koloninë artistike rrugore “Mure që flasin”  grafitet me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe vandalizmat i zëvendësuan me vepra arti.

Në ekspozitë morën pjesë edhe Shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani, Dekani i Fakultetit të Artëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Muhamer Sadiku, kryetarja e Këshillit Rinor, Atibe Arifi si dhe studentët dhe nxënësit të cilët morën pjesë në koloninë artistike.

Në Gostivar u mbajt ekspozita me veprat nga kolonia artistike rrugore “Mure që flasin”

“Ndonëse zgjati një kohë e shkurtër, kolonia rrugre dhe kjo ekspozitë kanë domethënie shumë të madhe me që është hera e parë këtu në Gostivar të ndërmerret një iniciativë e këtillë. Andaj shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë promotorët e këtij organizimi”, theksoi Muhamer Sadiku, Dekan i Fakultetit të Artëve në USHT.

“Së pari më lejoni që në emër të kryetarit Nevzat Bejta t’ju falënderoj për pjesëmarrjen. Në këtë hapësirë janë mbajtur shumë ekspozita dhe do të thoja se për nga sasia dhe cilësia e veprave artistike, me siguri kanë qenë më të begatshme, por unë do ta veçoja këtë ekspozitë ngaqë qëllimi dhe puna se si ka ardhur deri te kjo ekspozitë, është shumë më e vlefshme se ato paraprake. Ishte kjo një koloni njëditore dhe brenda një dite është përgatitur edhe ekspozita, duke e bërë atë që të dallohet nga ekspozitat të cilat artistët figurativë i përgatisin nëpër koloni më të mëdha. Normal që qëllimin ato ekspozita e kanë për t’i promovuar vetëm vlerat e artistëve individual, ndërsa kjo ekspozitë promovon edhe vlerat e qytetit tonë”, deklaroi Bashkim Hasani, Shef i Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit.

Në Gostivar u mbajt ekspozita me veprat nga kolonia artistike rrugore “Mure që flasin” (6)

“Në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës, me Fakultetin e Arteve, 15 studentë dhe rreth 30 nxënës të shkollave të mesme komunale realizuan aktivitetin e radhës që quhet “Mure që flasin”. Ky aktivitet kishte për qëllim që gjitha vandalizmat dhe të gjitha ato vizatime me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes të mbulohen dhe të zëvendësohen me vepra arti që i japin një bukur qytetit tonë, mirëpo që njëkohësisht promovojnë ditur dhe lexim. Gjithashtu ky aktivitet ka për qëllim që ti avancoje talentet e rinj dhe të rinjtë të promovohen, pra ta promovojnë talentin e tyre dhe të krijohet një hapësirë ku studentët e artit të shkëmbejnë eksperiencat dhe aftësitë e tyre”, tha Atibe Arifi, kryetare e Këshillit Rinor të komunës së Gostivarit.

Përmes këtyre veprave ideja ishte të nxitën të rinjtë që të ruajnë imazhin e qytetit duke mos ndërmarrë akte vandale mbi institucionet publike dhe në të njëjtën kohë përmes vepra arti të nxitet leximi tek të rinjtë.

Në Gostivar u mbajt ekspozita me veprat nga kolonia artistike rrugore “Mure që flasin”

Ky aktivitet i mbështetur prej UNDP, u realizua në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të USHT ku morën pjesë 15 studentë të këtij fakulteti dhe rreth 30 nxënës të talentuar të Shkollave të Mesme Komunale.

Lajme të ngjashme

Back to top button