Në Tetovë u përuruan “31 shkrimtarët’’ e Rudina Xhungës

Por kësaj here e larguar nga gjinia e romanit, Xhunga sjell për lexuesit, 31 intervista bërë shkrimtarëve të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj.

“Shkrimtarët e Shekullit”, është libri që u përurua në ambientet e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë, si pjesë e manifestimit “Tetova Feston Nëntorin 2014”. Rudina Xhunga përveç se është një ndër figurat më të spikatura të gazetarisë televizive , herë pas here i afrohet publikut me librat e sajë që gjithnjë rezultojnë shumë të suksesshëm. Por kësaj here e larguar nga gjinia e romanit, Xhunga sjell për lexuesit, 31 intervista bërë shkrimtarëve të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj.

Në një atmosferë miqësore me pyetje të shumta nga auditori i zgjedhur, Xhunga u përgjigj me shumë dashamirësi. Me përshtypjet për një Tetovë të ndryshuar dhe kujtimet e kontaktit të parë me këtë qytet, ajo u shpreh se diferenca bëhet lehtë dhe qartë, një diferencë që nuk e fsheh dot as errësira e mbrëmjes. Për më tepër që një ndryshim të tillë mund ta bëjë vetëm një grua, duke e falënderuar Arifin për këtë gjë.

Ky promovim dhe libri që u soll edhe për qytetarët e Tetovës, është një tjetër vlerë e shtuar në këtë edicion të dytë të manifestimit “Tetova Feston Nëntorin”. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button