Studentët marshuan kundër testimit ekstern (FOTO-VIDEO)
Një numër i madh i studentëve sot janë mbledhur në oborrin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, nga i cili edhe filluan marshin studentor ashtu siç ishte paralajmëruar.
Studentët të cilët marshuan kërkojnë nga autoritetet qeveritare të heqin dorë nga ideja për futjen e testimit ekstern në universitete.