Rrahje masive mes tifozëve shqiptar dhe boshnjak në Tiranë (VIDEO)
Publikohet një video amatore e rrahjes në mes tifozëve të Kukësit dhe atyre boshnjak në vigjilje të ndeshjes që u luajt mes këtyre dy ekipeve në ndeshjen kualifikuese për në Ligën e Evropës.
Rrahja ndodhi në parkingun afër stadiumit Qemal Stafa në Tiranë, kurse në këtë rrahje ishin të përfshirë një numër i madh i tifozëve të të dyja grupeve. Incidenti do të kishte fund edhe më të rëndë po mos të ishte intervenimi i policisë. Deri më tani nuk bëhet e ditur për numrin e të plagosurve.
Në ndeshjen e parë që u luajt në Tiranë, Kukësi fitoi me rezultat 3 me 2, kurse ndeshja e kthimit do të luhet në Sarajevë. /albtime