Buzëkuqi i errët kujt i shkon dhe si ta mbajmë

Tonet e errëta mund ta bëjnë make up-in misterioz dhe elegant, por vetëm nëse respektoni disa rregulla te thjeshta.

Buzëkuqi është i rëndësishëm për një make up dhe disa ngjyra si e kuqja janë te domosdoshme ne disa raste, përveç se është një nder ngjyrat must have te sezonit vjeshte/dimër. Ndërsa disa te tjerë shihen pak me diference sepse duken te vështirë për tu mbajtur. Ne përgjithësi ndodh me ngjyrat e errëta si ngjyra e kumbullës apo e kafta. Kjo e fundit madje shfaqet ne shume tonalitete edhe me te bukura, e rëndësishme është te dini te zgjidhni atë qe ju përshtatet me shume ngjyrës tuaj te lëkurës, formës se buzëve por edhe ngjyrës se syve.

Femrat qe kane buze te holla duhet te evitojnë ngjyrat shume te errëta dhe te synojnë për tonalitete me te zbehta dhe te shkëlqyeshme, këto ngjyra janë perfekte për ato qe kane ngjyrën e syve gështenje, te çelur dhe te erret por edhe ato qe kane sy boje qielli qe anojnë tek grija. Sfumaturat portokalli te buzëkuqeve i shkojnë femrave me flokë te kuqe.

Për ato femra qe kane buze me te plota kafja e erret është një zgjedhje shume e mire mbi te gjitha nëse kane flokë dhe sy te erret. Mund te kombinoni make up-in me një çokollate dhe një fard ne ngjyrën portokalli. Këto nuanca duken bukur edhe tek femrat me lëkurë te çelur.

Nuanca te tjera te kafesë, si lajthia u shkojnë te gjitha femrave. Ne vija te përgjithshme, buzëkuqet e erret duhet te evitohen nëse keni dhembe jo shume te rregullte dhe me një ngjyre te zverdhur, këto nuanca vene ne dukje te gjitha defektet.

Lajme të ngjashme

Back to top button