Tharja e gojës ose kserostomia, një problem i madh për shumë njerëz

Në gjuhën popullore fenomeni njihet si “goja e thatë” ose “tharja e gojës”.

Është një shqetësim që karakterizohet nga mungesa e pështymës. Emri i këtij çrregullimi është kserostomia ose iposcialia. Nuk ndodh rastësisht, por shpesh shkaktohet nga një terapi farmaceutike.

“Goja e thatë” prek një në katër persona, duke demonstruar kështu se është më e përhapur nga sa mendohet. Janë më shumë se 400 ilaçe që mund ta shkaktojnë këtë problem. Disa prej tyre janë: ilaçet kundër depresionit (tricyclic), antipsikotikët, antiparkinsonët, antihipertensivët, diuretikët etj.

Përveç efektit kserostomizant, specifik i çdo ilaçi, ekziston një korrelacion i drejtpërdrejtë midis rasteve të kserostomisë dhe numrit të barnave të marra. Sepse, me rritjen e moshës, tentohet të pihen më shumë ilaçe, duke u bërë në këtë mënyrë më vulnerabël apo të prekshëm nga efekti i tyre anësor. Kjo shpjegon edhe psenë e faktit se mbi 50% e pacientëve në moshë, vuajnë nga ky shqetësim, për të cilin flitet shumë pak.

Një nga shkaqet e tjera të kserostomisë është sindroma “Sjogren”, një sëmundje inflamatore kronike autoimune. Më pas janë edhe trajtimet për terapitë onkologjike, siç janë infeksionet nga virusi HIV e HCV dhe sëmundje të tjera virale. Por, edhe shqetësimet neuropsikiatrike, periudhat e ankthit dhe të emocioneve të mëdha, diabeti dhe problemet me rrugët respiratore.

Pra, nëse jeni shumë të lodhur, të shqetësuar, të stresuar, këto ndikojnë në pakësimin e pështymës dhe goja fillon dhe thahet. Ndërkohë, duhani dhe pirja e alkoolit kontribuojnë në rëndimin e problemit.

Kserostomia shpesh manifestohet edhe me shqetësime të tjera fizike, me ndjesinë e madhe të etjes dhe nevojën për të pirë më shumë sesa normalja. Për më tepër, personat që vuajnë nga ky çrregullim, humbasin shqisën e shijes, buza dhe gjuha çahen, nuk flenë dot gjumë, kanë vështirësi në të folur dhe në të ngrënë.

Në të gjitha këto raste, është e rëndësishme që të kujdeseni për higjienën orale, duke përdorur produkte të cilat janë në gjendje që të përmirësojnë hidratimin e mukozës dhe të lehtësojnë irritimet. Ekzistojnë për fat ilaçe të ndryshme të pranishme aktualisht në treg apo linja, të cilat i dedikohen tërësisht problemit në fjalë, që i përkasin sektorit të kujdesit oral.

Produktet në fjalë janë krijuar posaçërisht për të hidratuar dhe mbrojtur zgavrën e gojës. Linjat e plota përmbajnë pasta dhëmbësh, gargarë, një tubet xheli dhe një spraj hidratues.

Edhe akupunktura është e dobishme në rastin e gojës së thatë, duke lehtësuar simptomat karakteristike. Për këtë, mund t’u drejtoheni mjekëve që e praktikojnë, për të marrë më shumë informacione.

Disa këshilla të rëndësishme në qoftë se keni një gojë të thatë

– Mund të përtypni një çamçakëz pa sheqer në çdo kohë që ju e ndieni gojën të thatë.

– Pini ujë me shumicë ose lëngje të tjera pa sheqer dhe pa alkool.

Mund të vendosni një gotë me ujë ose me kuba akulli pranë krevatit ku flini, në mënyrë që, nëse çoheni me gojë të thatë, të mund të pini ujë shumë shpejt.

– Hani shumë fruta të freskëta dhe perime.

– Tregoni kujdes të madh për higjienën e gojës.

– Limitoni ngrënien e ushqimeve dhe pirjen e lëngjeve që përmbajnë sheqer para dhe pas vakteve gjatë gjithë ditës.

– Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë, me qëllim që të largoni ushqimet e fermentuara në gojë.

– Përdorni pastë fluoride dhëmbësh dhe lëngje shpëlarëse, me të cilat mund të bëni gargarë. Përdorni solucion special për mostharjen e gojës, të cilin mund ta gjeni në farmaci.

– Bëni vizita të rregullta te dentisti.

– Shmangni duhanin.

– Përpara se të flini, ndizni lagështuesin e ajrit. Ky lloj aparati mund të eliminojë tharjen e gojës gjatë natës, sidomos nëse e keni zakon të flini me gojën hapur.

Lajme të ngjashme

Back to top button