Ja ku qëndron sekreti për flokë plot shkëlqim

Kujdesi ndaj flokëve asnjëherë nuk është i tepruar, dhe pavarësisht se ne kërkojmë që të mos na dëmtohen, e rëndësishme mbetet edhe shkëlqimi i tyre.

Për të pasur shkëlqim në të gjithë gjatësinë e tyre, mjafton të përdorni një maskë me mjalt. Mjalti është një produkt i shkëlqyer për balancimin e flokëve, duke qenë se ai përmban vitamina të shumta si A, B, C dhe potasium.

Kjo maskë bio përdoret pasi mjalti ka veti rigjeneruese për flokët e dëmtuara. Në një tas hidhni mjaltë dhe një filxhan kafe me ujë. Vendoseni këtë maskë në të gjithë gjatësinë e flokëve dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Më pas lajeni kokën me shampo si zakonisht. Nëse kërkoni shkëlqim dhe gjallëri, atëherë kjo maskë është e duhura. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button