Kadare merr çmimin “Jeronim de Rada”

“Jeronim de Rada” është çmimi i cili iu dha shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare në panairin e 17-të të librit “Tirana 2014”, i cili po mbahet prej tri ditësh në Pallatin e Kongreseve.

“Jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe, që mbuloi në atë kohë Shqipërinë”, u shpreh Kadare.

“Është kënaqësi e veçantë e nder i madh për mua të jap çmimin e parë për shkrimtarin e madh Ismail Kadare”, tha ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, i pranishëm në ceremoninë e organizuar.

“Është shumë domethënëse që ky çmim t’i jepet Ismail Kadaresë. Ndonëse nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri, Jeronim de Rama ishte një promotor i Shqipërisë në Itali dhe Europë.”/ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button