Juve ekip e madhe sa Barca e Real

Pas prezantimit zyrtar dhe ndeshjes së parë para sezonale, sulmuesi i ri i Juventusit, Fernando Llorente flet për eksperiencën e tij të re. Ai u shpreh entuziast që është bërë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

“Unë zgjodha kampionatin italian sepse kam dëshira ime ka qenë përherë Juventusi. Championsi? Është një ëndërr për të gjithë, edhe për ne. Jemi duke punuar shumë për këtë kompeticion, cdo ndeshje do të jetë e vështirë dhe cdo gjë mund të ndodhë”.

Sulmuesi spanjoll preku edhe aventurën e tij te Athletic Bilbao dhe synimin për të marrë një ftesë nga trajneri i kombëtares spanjolle, Del Bosque.

“Diferenca me Athetic? Është e madhe. Juventusi mund të krahasohet me ekipe të tilla si Real Madrid dhe Barcelona. Kam bërë një hap të madh përpara në karrierën time. Duhet të mendoj për t’u përmirësuar shumë në mënyrë që të vihem në urdhrat e trajnerit të kombëtares”.

Gjatë intervistës, sulmuesi nuk la pa përmendur as trajnerin Conte dhe sulmuesin argjentinas, Carlos Tevez.

“Më pëlqejnë shumë metodat e tij të stërvitjes, ndryshojnë shumë nga ato të Bielsas. Conte me pyet gjithmonë për lëvizjet në fushë dhe unë përpiqem t’i realizoj. Tevez? Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur që do të luaj përkrah tij”.

Fernando Llorente u bashkua me Juventusin gjatë merkatos së verës duke nënshkruar një kontratë që skadon në qershorin e vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Back to top button