Berat Jakupi kampion Evropë për Universitete

Karateisti shqiptar, Berat Jakupi ka vazhduar me sukseset e radhës, pasi para pak çastesh ka arritur të shpallet kampion në Kampionatin Evropian për Universitete që është zhvilluar në Budapest të Hungarisë. 

Berat Jakupi fillimisht në xhiron e parë ishte i lirë, pra nuk kishte kundërshtarë. Luftën e dyte e fitoi me rezultat 5:0, luftën e tretë 3:0, ndërsa luftën e katërt e ka mundur garuesin nga Serbia duke e mundur atë me rezultat 3:0. Në finalen e madhe Jakupi ka mundur kundërshtarin e tij nga Mali i Zi, ndërsa rezultati përfundimtarë ishte 4:2. 

(Berat Jakupi, Arlind Huseini dhe Shaban Murtishi)

Kjo luftë sipas trajnerit Arlind Huseini mësojmë se ka qenë lufta më e bukur e gjithë kampionatit, ndërsa këtë e ka dëshmuar edhe publiku që është ngritur në këmbë pas fitores së Beratit për të përshëndetur me duartrokitje frenetike kampionin evropian për Universitet. 

Në kampionatin e 6-të evropian kishte numër rekord të universiteteve pjesëmarrëse,që ka arritur të ketë 127 nga 27 shtete. Berat Jakupi ka përfaqësuar Universitetin Shtetëror i Tetovës, ndërsa me te së bashku ishte dhe karateisti tjetër Shaban Murtishi, që të dy vijnë nga Fakulteti i kulturës fizike pranë USHT-së. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button