Recension: Ndërtesa e qeverisë në zjarr

Lajmet e mëngjesit në fillim të kësaj jave kishin të bëjnë me zjarrin që ndodhi në ndërtesën e Qeverisë së RM-së. Sigurisht se lajmi kishte edhe publik plotësues për shkak të faktit se para do kohësh po i njëjti objekt ishte cak i sulmit me minahedhës, kështu që fantazia e konsumatorëve të lajmeve u zgjua edhe më tepër. Ndoshta për këtë për arsye, në mes tjerash, patëm edhe burime të redukuara të informatave – ata që kanë vlerësuar se realiteti duhet të riformësohet, që sa më shpejt ai, nga “senzacioni” të bëhet “supë e ftohur”. Është harruar, gjithsesi nevoja themelore e lajmit, veçanërisht asaj të agjencisë, ku preciziteti duhet të jetë shtytësi kryesor.

pozar-vlada-09876-098Linku deri te artikulli origjinal: Ndërtesa e qeverisë në zjarr

Data dhe koha e publikimit: 11.11.2014

Data e recensionit: 12.11.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Sot në mëngjes në platonë para ndërtesës dë Qeverisë sp Republikës së Maqedonisë ka shpërthyer një zjarr i vogël me ç’rast është djegur një kabllo e instalimeve. Pas paraqitjes në njësinë e zjarrfikësve, në terren kanë dalë dy -tre automjete zjarrfikëse, të cilat menjëherë e kanë lokalizuar zjarrin dhe e kanë fikur atë. Në objekt nuk ka pasur nevojë për evakuim, ndërsa të punësuarit kanë vazhduar me kryerjen e detyrave të tyre.”

Ky është i gjithë lajmi dhe menjëherë, nëse bazoheni në këtë burim, do të pyeteni se pse është plasuar ai. Praktikisht nuk ka ndodhur asgjë! Duhet theksuar se një orë e gjysmë pas këtij lajmi, në portalin e agjencisë është plasuar lajmi i njëjtë vetëm se me titull të ri (“Punët ndërtimore shkak për zjarrin”). Mirëpo, a është ashtu? A është gjithçka aq banale?

Në një portal tjetër, në një lajm që është plasuar në kohën e njëjtë, ai duket krejtësisht ndryshe, bile në të gjitha elementet! Kështu, nuk bëhet fjalë për “platonë para ndërtesës”, por për “zyrën e papërfunduar që gjendet në krahun e tretë të objektit qeveritar”. Përndryshe, lajmi shfrytëzon një deklaratë të komandantit të shërbimit zjarrfikës, i cili ka thënë se “intervenuamme gjashtë automjete”, e jo me “2- 3” (që vetëvetiu është një “kombinim”i pazakonshëm, kur autori nuk ka mundur të vendosë ndërtmjet këtyre dy “madhësive”matematikore). Menkovski ka thënë edhe se “një pjesë e të punësuarve të qeverisë prisnin jashtë që të përfundojë intervenimi i zjarrfikësve, të cilët me sharrë motorike dhe sëpata, pritnin dhe thenin një pjesë të fasadës së ndërtesës”. Përndryshe, në fotografitë që u publikuan nëpër media, shihet se është prerë fasad, që nuk është naive dhe që tregon se barokizimi tregon “dështime” akoma pa u përfunduar.

Edhe në lajmin e publikuar në një medie të tretë përsëritet se ka pasur evakuim të nëpunësve qeveritarë dhe jepet sqarim se zjarri ka ndodhur gjatë vendosjes së hidroizolimit të elektrikës në pjesën e fasadës, në zyrat e bllokut numër 4 të ndërtesës së qeverisë. Domethënë, kemi madje edhe një element në lajm që sqaron se ku është burimi i zjarrit, i cili, përndryshe, në një pjesë të mediave u pranua me skepticizëm për shkak të mundësisë që të jetë “sulm i sërishëm me raketa”, të cilat kësaj radhe i injorojmë si joserioze.

Ky lajm, në fakt, është replikë e lajmeve të cilat në sistemin sovjetik ishin të njohura si “njofton Radio Erevani”, kur “zhiguli” mund të jetë “vollga”, Moska të jetë Kazan, Petrovi të jetë Kirov dhe të ngjashme, domethënë ku keni zhvendosje të gjërave që disa sende të zmadhohen. Te ne, në këtë rast, shkohet në vijë të kundërt, ajo e minimizimit të rastit. Nuk është e vështirë të supozohet se pse – gjithçka që është në ndërtesën e qeverisë është e pagabueshme, madje edhe mjeshtrit në skele…

Duhet theksuar se gjatë kujdesit që lajmi të vendoset në rubrikën “nuk është interesante”, është vënë fotografi në të cilën nuk ka tym. E si mund të kishte kur ajo është nga koha kur ndërtesa e qeverisë kishte pamje iniciale, moderne, e jo si pamja aktuale!

Lajme të ngjashme

Back to top button