Kthehet Enrique në Barcelonë, tani si trajner

Luis Enrique do të jetë tekniku që do të zëvëndësojë Tito Vilanovan në krye të stolit të Barcelonës, raporton televizioni katalanas TV3. Sipas tij, ish trajneri i Romës ka një avantazh krahasuar me kandidaturat e tjera: Michael Laudrup (Swansea), Ronald Koeman (Feyenoord), Ernesto Valverde (Athletic).

Luis Enrique ka luajtur për 8 sezone me Barcelonën dhe madhe ka qënë edhe kapiten i ekipit.

Për të liruar trajnerin asturian nga Celta Vigo, Barça duhet të paguajë vetëm 3 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button