Cilat janë shenjat e para të shtatzanisë?

Mos ndoshta jeni shtatzane? Me shume mundesi ju nuk do ti vini re simptomat gati nje jave apo dy pasi vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.

Nese nuk mbani shenime per te ndjekur ciklin menstrual tuajin apo nese ardhja e tyre ndryshon gjeresisht nga muaji ne muaj, ju ndoshta nuk mund te jeni e sigurt se kur duhet ti prisni menstruacionet. Por, nese filloni t’i keni disa prej simptomave per te cilat do te flasim me poshte – simptoma qe jo te gjitha grate i perjetojne – dhe se ju kane vonuar menstruacionet per nje kohe, eshte shume e mundur qe ju te jeni shtatzene. Kryeni testin shtepiak per shtatzani per te zbuluar me siguri!

1.Gjinj te enjtura, ndjeshem

Njera nga shenjat e para te hershme te shtatzanise jane gjinjte sensitive, dhimbshem (ne prekje) qe shkaktohet nga rritja e niveleve te hormoneve. Dhimbja eshte si nje version i ekzagjeruar i asaj se si ndihen gjinjte tuaj pak para menstruacioneve. Kjo dhimbje do te venitet pas tre mujorit te pare me pershtatjen e trupit tuaj ndaj ndryshimit hormonal.

2.Lodhje

A ndiheni befas e lodhur? Jo, me mire te themi e sterlodhur. Askush nuk e di me siguri se cka shkakton lodhjen ne shtatzanine e hershme por eshte e mundur qe rritja e shpejte e niveleve te hormoneve progesterone eshte kontribues ne pergjumujen tuaj. Ju duhet te filloni te ndiheni me energjike pasi te keni hyre ne tre mujorin e dyte edhe pse lodhja prape zakonisht kthehet nga fundi i shtatzanise atehere kur ju bartni me shume peshe dhe disa prej sikleteve (parehative) te shtatzanise e bejne me te veshtire per ju qe te beni gjume te mire gjate nates.

3. Gjakderdhje nga ngjizja

Disa gra kane nje sasi te vogel te gjakderdhjes vaginale perafersisht 11 apo 12 dite pas ngjizjes (afer kohes kur ju mund te vereni se nuk po ju vijne menstruacionet). Gjakderdhja ndoshta shkaktohet kur veja e ngjizur ben strofullin ne shtresen brendshme te pasur me gjak te mitres – nje proces qe fillon vetem gjashte dite pas ngjizjes – por askush nuk e di me siguri. Gjakderdhja eshte e lehte (shfaqet si pike e kuqe apo njolla te kuqe ne kafe) dhe zgjat vetem nje apo dy dite. Tregojini mjekut tuaj nese vereni nje gjakderdhje apo pikim te atille, e vecanarisht nese keni edhe dhembje, pasi kjo mund te jete shenje e shtatzanise ektopike (kur veja e ngjizur ben strofullen jashte mitres).

4 Perzierje apo vjellje

Nese jeni si shumica e femrave, semundja e mengjesit nuk vjen gati nje muaj pas mbarsjes. (Disave me fat i ikin pa e pasur.) Por disa gra fillojne te ndihen jo rehat pak me heret. Dhe jo vetem ne mengjes sepse perzierja dhe vjellja te shkaktuara nga shtatzania mund te jene problem ne mengjes, pasdite dhe mbremje. Rreth gjysma e grave me kesi problemesh ndihen te cliruara nga fillimi i tre mujorit te dyte. E per disa tjera me me pak fat ju duhet edhe nje muaj tjeter per tu ndier me mire.

5.Rritje e sensitivitetit ndaj aromave

Nese jeni shtatzane per here te pare nuk eshte e pazakonte nese ndiheni e neveritshme nga aroma e ndonje sanduici apo kafeje dhe nese nga disa aroma tjera ju vjen per te vjelle. Edhe pse askush nuk e di me siguri, ky mund te jete si efekt anesor i rritjes se shpejte te estrogenit ne sistemin tuaj. Ju ndoshta zbuloni se edhe disa prej ushqimeve qe ju kane pelqyer me pare tashme befas jane te neveritshme.

6.Fryrje Barkut

Ndryshimet hormonale ne shtatzanine e hershme mund te bejne te ndihesh e fryer, eshte e ngjashme me ndjenjen qe disa gra kane pak para se t’iu vijne menstruacionet. Kjo eshte arsye pse veshjet e tua mund te ndihen me te shtrenguara ne bel, edhe ate qysh ne fillim atehere kur mitra juaj eshte ende shume e vogel.

7.Urinim i shpeshte

Pak pasi te ngeleni shtatzene ju ndoshta e vini re se gjate gjithe kohes shpejtoni per ne banje (tualet). Pse? Kryesisht ngaqe gjate shtatzanise sasia e gjakut dhe lengjeve tjera ne trupin tuaj rritet, e kjo shpie ne procesimin e lengjeve shtese nga veshket e tua qe me pas perfundon ne fshikezen e urines. Simptoma mund te filloj gjashte jave te tre mujorit te pare dhe te vazhdoje apo ndoshta edhe perkeqesohet me progresin e shtatzanise tuaj dhe me rritjen e foshnjes qe dhuron me shume presion ne fshikezen tuaj.

8.Nuk ju kane ardhur menstruacionet

Ju ndoshta do te beni testin e shtatzanise qysh me pare nese vereni se menstruacionet nuk po vijne ne kohen qe rregullisht kane ardhur me pare. Por nese nuk jeni e rregullt (dmth nuk ju vijne menstruacionet rregullisht ne te njejten kohe) apo edhe nese nuk mbani shenime per ciklin menstrual tuaj, perzierjet, ndjenja per te vjelle dhe gjinj te tendosur plus shkuarjet e shpeshta ne tualet mund te sinjalizojne shtatzanine para se te vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.

9.Temperatura baze e trupit tuaj qendron e larte

Nese e keni matur temperaturen e trupit dhe vini re se ajo ka qendruar e ngritur per 18 dite me radhe, ju ndoshta jeni shtatzene. Dhe se fundi….

10.Deshmia: nje test pozitive shtepiak per shtatzani

Perkunder asaj se cfare mund te lexoni ne kutine e ketyre testeve, shumica e tyre nuk jane mjaftueshem te ndjeshem (sensitive) per te zbuluar shumicen e shtatzanive gati rreth nje jave pasi te keni verejtur se nuk ju kane ardhur menstruacionet. Dhe keshtu nese keni vendosur te beni testin heret dhe keni pasur rezultate negative (dmth nuk jeni shtatzene) eshte mire te provoni prape pas disa diteve. Caktoni nje takim me mjekun pasi te keni rezultate pozitive

Lajme të ngjashme

Back to top button