Dorëheqja ≠ marrja e mandatit

Mediat e lëshuan shansin shumë të mirë që ta trajtojnë një akt të vazhdueshëm të shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjeve.

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut

 

Mediumet informuan se ka ardhur koha që të merren mandatet e deputetëve të LSDM-së të cilët mungojnë në punën  e Parlamentit (Fillon procedura për marrjen e mandateve të opozitësFillon procedura parlamentare për opozitarëtGjashtë muaj jashtë Parlamentit, kalon afati  i marrjes së mandateve të opozitës,  A do të mbetët opozita pa deputetë?, …) . Informimi bazohet vetëm në deklaratat e dhëna nga deputetet e qeveritar. Në informim përmendët Rregullorja për Parlamentin dhe procedura për marrjen e mandatit. Sipas “Fatkor-it”, p.sh.: „Procedura ka filluar – deputetët e LSDM-së a do mbetën pa mandatet?

Parlamenti e filloi procedurën për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës, të cilët më shumë se gjashtë muaj pas verifikimit  të mandateve nuk janë në bankat e Parlamentit.

Sipas burimeve të parlamentare, shumica qeveritare është e gatshme që ta zvarrit procedurën që ti jep edhe një mundësi dialogut politik. Por, përsëri pritet vet fillimi i procedurës që të bëj shtypje mbi ato deputet të opozitës të cilët angazhohen për ndërprerje të bojkotit.”

Sipas “А1 on”:

“Sot kalojnë gjashtë muajit kushtetues nga verifikimi i 34 mandatave të opozitës nga ana e Parlamentit ose afati deri kur duhet të ulen deputetët në bankat e deputetëve. Në të kundërtën  do të ballafaqohen me procedurën për marrjen e mandateve.”

Sipas “24 Vesti”:

“Deri tani për 23 vjet demokraci në Maqedoni janë marrë vetëm dy mandate: kryetarit të nderit (i ndjerë) të PDSH-së – Arbën Xhaferi dhe ish deputetit Hisni Shaqiri.”

Nova Makedonija” është mediumi i vetëm  cili përmend se deputetët e LSDM-së kanë dhënë dorëheqje, bile përmenden edhe elementet të cilët janë të lidhur me këto dorëheqje, por megjithatë teksti vazhdon pa asnjë problematizim të kontradiktës në mes faktit se janë dorëzuar dorëheqje dhe informimi i  fundit për marrje të mandateve. Sipas “Nova Makedonija”:

“…tash për tash nuk ka asnjë paralajmërim nga Parlamenti se do të mbahet seancë në të cilin do të verifikohen dorëheqjet e deputetëve të LSDM-së dhe mandatet e tyre do t’ju ofrohen kandidatëve që janë më poshtë në lista. Përsëri, duhet të miratohet vendim, i cili nuk shkon me automotizëm.

Në vitin 2010, kur PDSH-ja e bojkoti Parlamentin gati se shtatë muaj, nuk filloi asnjë procedurë për arsye se mungesa e tyre llogaritej si arsyeshme se deputetët në publik kishin paralajmëruar se për arsye politike nuk do të marrin pjesë në punën e parlamentit.

Edhe pse këto deputet së pari kanë kërkuar që t’ju verifikohen mandatet, ku Parlamenti e verifikoi zgjedhjen e tyre, për atë ata dhanë dorëheqje me shkrim. Ende priten të verifikohet ata dorëheqje.”

Vetëm para pesë muajve, të njëjtat këto mediume kanë lajmëruar për dorëheqjet e dorëzuara nga kandidatët e opozitës të koalicionit të LSDM-së. Në maj të vitit 2014, mediumet informuan për dorëheqjet e dorëzuara nga deputetët e LSDM-së. Për shembull “Faktori” informon se:

“Sipas kodit zgjedhor, nëse deputeti jep dorëheqje, Parlamenti në mbledhjen e parë të radhës konstaton se deputetit i ndërpritet mandati nga dita e mbajtjes së seancës me çka mandati i deputetit i kalon kandidatit të radhës nga lista e partisë apo koalicionit.”

Një pjesë e mediumeve lajmërojnë për pranimin e dorëheqjes së Rufi Osmanit (Libertas, Nova Makedonija

“Seancën e sotme, e treta me radhë, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, konstatoi se liderit të RDK-së,  Rufi Osmani, i ndërpritet mandati.”

Një pjesë e mediumeve në këtë periudhë transmetojnë edhe deklarata të subjekteve relevante të cilat ju përkasin procedurës për dorëzimin e dorëheqjes. P.sh. në “Kurir” thuhet:

“Novakovksi pyeti pse tash nuk kemi dorëheqje për arsye se nuk ka dëgjuar dikush të jep dorëheqje.

Ne kemi sisteme kur mandati kthehet në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), tek ne jo. Tek ne dorëzohet në Parlament. Ky term “mos pranim të mandatit” është term shumë i rrallë.  Ka shtete ku nuk mund të kthehet mandati. Në legjislacionin tonë ky term nuk ekziston dhe qartë është paraparë, për atë unë këtë e vlerësoj si presedan, është paraparë të jepet dorëheqje.”

Sipas “24Vesti”:

Parlamenti edhe zyrtarisht do të mbetet pa opozitë. Deputetët e Zaevit i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre. Nga 34 deputetët e zgjedhur, 33 nuk do të ulen në bankat e  parlamentit.

Sipas Kodit zgjedhor, nëse deputeti dorëzon dorëheqje, Parlamenti në mbledhjen e parë të radhës konstaton se deputetit i ndërpritet mandati nga dita mbajtjes së seancës me çka mandati ti deputetit i kalon kandidatit të radhës nga lista e partisë apo koalicionit. 

Për atë, KSHZ duhet të informojë kandidatin nga lista në afat prej tri ditëve. Nëse kandidati i ardhshëm në afat prej 8 ditëve nuk e informon KSHZ se nuk e pranon mandatin, ajo e drejtë i kalon kandidatit të ardhshëm, deri në fund të listës. Nëse asnjëri nga listat e LSDM-së nuk pranon të jetë deputet, Kodi zgjedhor parasheh zgjedhje shtesë.”

Para pesë muajve, në gazetën “Dnevnik” me titull “Deputetet nga LSDM-ë dorëheqjet në parlament ,mund ti dorëzojnë me shkrim” është bë analizë në të cilën janë paraparë modalitetet për dorëzimin e dorëheqjeve të deputetëve:

“Në vitin 2008 Veljanovksi kur më shumë deputetë dorëzuan dorëheqjet në përbërjet e kaluara dha një interpretim më të gjerë për deputetët të cilët nuk duan të ulen në bankat e deputetëve, se dorëheqjen duhet ta deponojnë në arkivin e parlamentit, me çka do të konstatohet në seancë. Për Veljanovksin me rëndësi është që dorëheqja të jetë e nënshkruar me dorë gjegjësisht nga vetë deputeti. Ai mbeti besnik një praktike të tillë edhe mbrëmë në rastin e dorëheqjes së Osmanit.”

Shtrohet pyetja:

  • Pse mediumet nuk bëjnë dallim në mes dy bazave të ndryshme për ndërprerje të mandatit të deputetit (dorëheqje dhe marrje të mandatit), të cilët janë definuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe në nene të ndryshme të Kodit Zgjedhor, Ligjit për deputetë, Ligji për parlamentin e Maqedonisë dhe në procedurën Parlamentit;
  • Pse mediumet me rastin e të njëjtës pyetje në një moment thirren në Kushtetutën dhe ligjet, dhe një moment tjetër për të njëjtën çështje mjaftohen vetëm me transmetimin e deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë;
  • Pse mediumet nuk i shfrytëzojnë dispozitat ligjore për parashtrimin e pyetjeve të duhura deri te përfaqësuesit e qeverisë dhe
  • Pse mediumet nuk thirren në shkrimet/informatat/analizat e tyre të cilat i kanë transmetuar disa muaj më herët kur informonin për problemin që ka një vazhdimësi, gjegjësisht bëhet fjalë për të njëjtin informacion?

Mediumet kanë lëshuar një mundësi të mirë të trajtojnë një akt të vazhdueshëm të shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve.

Së pari, nuk e kanë adresuar pyetjen e duhur për procedurën e cila është paraparë në sistemin tonë zgjedhor, nëse kandidati i zgjedhur nuk bëhet deputet (për çfarë do lloj arsye) të zëvendësohet me kandidatin e rradhës nga lista e kandidatëve. Pse kjo mundësi për pranim të mandatit duhet të vlejë për disa kandidatë, dhe mos të vlejë për të tjerë?

Më pas, nuk e bëjnë problem pabarazinë e qëndrimit të kryetarit të Parlamentit për deputet të ndryshëm. Me këtë kryetari i Parlamentit tash më ka pranuar dorëheqje në formë të shkruar nga një deputet, çfarë do qëndrimi ndryshe mund ët trajtohet si diskriminuese.

E treta, nuk e identifikon përzierjen e qëllimshme të institucioneve të ndryshme (mos pranim të mandatit, dorëheqje dhe marrje të mandatit). Mos pranim të mandatit dhe  dorëheqja paraqesin akt të lirë të kandidatëve/deputetëve të zgjedhur. Marrja e mandatit është dënim.

Dhe në fund kanë, distribuuar zëvendësimin e tezës të cilën e ka bë qeveria (në vend të përgjegjësisë së kryetarit të Parlamentit për keqpërdorim të funksionit dhe aplikimit të pa përshtatshëm të Kushtetutës dhe ligjeve, të kërkohet përgjegjësi dhe sanksion për kandidatët për deputet të cilët kanë refuzuar të realizojnë të drejtën e garantuar me kushtetutë të dorëzimit të dorëheqjes, gjegjësisht të mos pranimit të mandatit).

Në këtë mënyrë, mediumet jo vetëm që kanë lëshuar mundësinë për informim të përshtatshëm, kanë transmetuar dhe distribuuar desinformatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button