Motivet përse meshkujt kanë frikë të dashurojnë

Quhet filofobi dhe është frika nga dashuria, qe godet meshkujt ne te gjitha moshat, sidomos ata me te realizuarit nen profilin profesional.

Por dashuria, dihet, nuk ka limite, orare, rregulla, mbase për këto arsye frikëson meshkujt te cilët janë mësuar te kenë nen kontroll çdo situate. Por ka edhe nga ata qe e refuzojnë për shkak te eksperiencave te dhimbshme te kaluara, te cilat nuk i kane kaluar plotësisht, apo ka dhe nga ata qe e evitojnë për shkak te traumave qe kane kaluar qe ne fëmijëri.

1- Frike për te humbur kontrollin

Vlen për te gjithë meshkujt, ne veçanti për ata qe janë mësuar te drejtojnë apo te kontrollojnë çdo lëvizje si ne pune ashtu dhe ne jete. Dashuria është e paparashikueshme dhe kërkon te lini veten te shkoje.

2- Frike për te humbur lirinë

Por ka nga ata meshkuj te cilët kane frike nga dashuria sepse te impenjohesh ne një lidhje te rëndësishme do te thotë përgjegjësi. Kjo gjë i ve meshkujt ne alarm.

3- Frike për te përjetuar dhimbjen

E shkuara bashke me hijet e saj te dhimbshme te cilat kthehen dhe trokasin ne ndërgjegje ne momente qe nuk i pret, për shembull kur takojmë një person me te cilin mund te dashurohen. Frike kjo qe u ndodh shume meshkujve.

4- Frike për tu bashkuar me tjetrin

Egoizmi mashkullor është objekt debati i vazhdueshëm. Mbase është për këtë arsye te cilët kane vështirësi për tu bashkuar me një person tjetër, ky bashkim duket se i privon nga një pjese e rëndësishme e vetes se tyre.

5- Frike te tregohen te dobët

Për arsye te ndryshme, femrat janë gjithmonë me te predispozuara për te treguar anën e tyre te dobët, qajnë ne publik, shfaqin emocionet, shprehin me lehtësi ndjenjat. E kundërta ndodh me meshkujt, janë mësuar qe te vegjël për te mos kërkuar kurrë, për te mbytur pjesën vulnerabel, ajo qe ne dashuri duhet te dal hapur.

6- Frike nga ndryshimet

Ne krahasim me femrat, meshkujt përballojnë ndryshimet personale me ngurtësi, duke preferuar te qëndrojnë tek tradita. Kjo tërheqjeje ne një bote sipërfaqësore te sigurt i limiton nen profilin sentimental, duke i bere te ftohte edhe ndaj dashurisë.

7- Frike për te treguar anën e tyre me te keqe

Gjithmonë për sa i përket frikës për te humbur kontrollin dhe për te treguar anën e tyre me te keqe, ne dashuri nuk mund te shtiresh për shume kohe, herët a vone çdo gjë del ne drite edhe kundër vullnetit te tyre.

8- Frike nga refuzimi

Është një frike qe godet meshkujt ashtu dhe femrat, zakonisht kjo është e lidhur me fëmijërinë dhe me prindërit. Një fëmijë qe është ndjere i anashkaluar tenton te ketë me shume frike nga refuzimi dhe braktisja. Dhe si pasoje preferon te evitoje lidhjet e dashurisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button