MPB kishte njohuri po përgatiten mashtrime në Festivalin e Shkupit (VIDEO)

Policia sot ka vërtetuar se nga informatat operative kanë mësuar se grupi i organizuar që tani është i dyshuar për mashtrim gjatë votimit në Festivalin e Shkupit, kanë përgatitur trukim të rezultateve për zgjedhje të vendit të parë në festivalin muzikor ku çmimi është parashikuar të jetë 45 mijë euro.

Siç informojnë nga policia pas masave të ndërmarra është vërtetuar se personat e organizuar dhe koordinuar kanë organizuar aktivitete në mënyrë që kanë përgatitur SIM kartela dhe pajisje telefonike që të mund gjatë periudhës së votimit të dërgojnë një numër të madh te SMS porosive dhe që do të ndikonin në rezultatet e votimit.

Sipas MPB-së, katër të dyshuarit paraqiten si organizatorë të aktiviteteve kriminale dhe nëpërmjet marrëveshjeve paraprake me persona të punësuar në operatorët celular të vendit kanë blerë SIM kartela nga tre operatorët celular në vend dhe nuk janë të regjistruar me emër por vetëm si TEST.

Lajme të ngjashme

Back to top button