Mos u përziej në çështjet që nuk të takojnë

Një nga cilësitë dalluese të muslimanit të mire është se ai largohet gjithmonë nga ato gjëra që nuk i përkasin atij. Sa e bukur është kjo shprehje, sidomos nëse e dëgjon atë nga goja e mire e pastër e të Dërguarit  të Allahut, alejhi selam! Po, të largohet nga ajo që nuk ka të bëjë me të!

Sa shumë ka njerëz të bezdisshëm, të cilët të mërzisin duke u përzier në çështje që nuk u takojnë? Ata të mërzisin kur ta shohin orën tënde të dorës dhe të pyesin: “Sa e ke blerë?”

Ti përgjigjesh: “Këtë e kam dhuratë.”

Ata të pyesin: “Dhuratë? Nga Kush?”

Ti përgjigjesh: “Nga një shok.”

Ai vazhdon: “Nga ndonjë shok i fakultetit, i anës tënde apo gjetiu?”

Ti përgjigjesh: “Po, një shok i fakultetit.”

Ai të bën presion: “Në rregull, por për çfarë rasti?”

Ti përgjigjesh: “Një rast gjatë studimeve në univerzitet.”

Ai pastaj thotë: “Po, por a ishte një rast i veçantë, për shembull pas diplomimit, ose kur shkuat në një shëtitje?”

Ai do të vazhdojë të bëjë pyetje për një çështje tërësisht të pavlefshme! Të pyes për Zotin, a nuk të shkon mendja t`i bërtasësh: “Mos u përziej në atë që nuk të intereson!” Situata do të ishte edhe më e pavolishme nëse ai do ta bënte një pyetje turpëruese në publik!

Më kujtohet një here kur isha në një tubim me një grup të shokëve. Pas namazit të akshamit njërit prej shokëve i cingëroi telefoni. Ai ishte ulur pranë meje. Ai u përgjigj: “Urdhëroni?”

Bashkëshortja e tij bërtiti në telefon: “Tungjatjeta! Ku je ti, o gomar? “Zëri i saj ishte aq i madh sa që unë e dëgjova bashkëbisedimin midis tyre. Ai tha: “Mirë jam, Allahu të ruajt.”  Dukej sikur ai i kishte premtuar ta dërgonte te familja, por ai ishte zënë me ne. bashkëshortja e tij u zemërua edhe më shumë dhe i tha: :Allahu mos të ruajt ty! Ti je shumë i lumtur të jesh me shokë kurse unë po të pres. Pasha Allahun ti je s idem!”

Ai tha: “Allahu qoftë i kënaqur me ty. Do të vij te ti pas jacisë.”

E kuptova se fjalët e tij nuk korrespodonin saktësisht me ato të bashkëshortes. Ai po fliste në këtë mënyrë me qëllim që ta shpëtonte veten nga turpërimi.

Ai pastaj e mbaroi telefonatën. Fillova t`i shikoja ata përreth meje duke menduar se tani ndonjëri prej tyre do tap pyes: “Kush ishte në telefon?” Çfarë dëshironte prej teje? Pse të ndryshoi fytyra pas bisedës?”  Por, Allahu e mëshiroi dhe askush nuk u fut në këtë çështje që ishte vetëm e tija.

Ngjashëm nëse do ta vizitoje një të sëmurë dhe to ta pyesje për sëmundjen e tij dhe ai do të përgjigjej: “Elhamdulilah, nuk është diçka e madhe. “Një përgjigje e tillë nuk jep shumë sqarime për pyetësin. Atëherë mos e turpëro atë duke  këmbëngulur në bërjen e pyetjeve të detajuara, si për shembull: “Më fal, prej çfarë po vuani saktësisht? Të lutem qartësoje atë që e the, e kështu me radhë. Pse ta turpërosh atë?

Një nga cilësitë dalluese të msulimanit të mire është se ai  largohet gjithmonë nga ato gjëra që nuk i përkasin atij.”

Mos po pret që ai t`ju thotë: “Po vuaj nga homoroidet” ose “Kam një lëndim në një vend të turpshëm,” etj? Meqë ai të ka dhënë një përgjigje të mjegullt, atëherë nuk ka nevojë për ta pyetur për hollësi. Unë  nuk po them që i sëmuri të mos pyetet për sëmundjen e tij. Unë vetëm po them që atij të mos i bëhen pyetje të detajuara për sëmundjen e tij.

Një shembull tjetër i kësaj është një person që e thërret një student në një tubim publik dhe e pyet me zë të lart: “Hej Ahmedi! A ke kaluar?” Ahmedi thotë; “Po.” Ai  e pyet përsëri: “çfarë përqindje? Çfarë note?”

Nëse ai vëret merakoset për të, ai do ta kishte pyetur kur do ta gjente vetëm. Po ashtu s`ka qenë nevoja të hyhet në detaje duke pyetur . “Çfarë përpiqej ? Pse ske përsëritur? Pse sje pranuar në universitet?” Nëse ai njëmend do të ishte i gatshëm për ta ndihmuar, atëherë ai do të tërhiqte atë në një anë dhe do të bisedonte për gjërat që i pëlqente. Por nuk është e sinqertë ekspozimi i rrobave të tij të ndyta në publik!

I Dërguari a.s ka thënë: “Një nga cilësitë dalluese të muslimanit të mire është se ai largohej gjithmonë nga ato gjëra që nuk i përkasin atij.”

Për më tepër ke kujdes. Mos e bëj një çështje më të madhe sesa në fakt është. Njëherë po udhëtoja në Medine ku isha i zënë me një numër ligjaratash. Kështu u pajtova që një dajlosh i mire t`i dërgonte femijët e mi Abdurrahmanin dhe Ibrahimin, pas namazit të iqindisë në hallkat e memorizimit të Kur`anit ose në ndonjë qendër për zbavitje dhe të kthehej me ta pas jacisë.

Abdurrahmani ishte dhjetë vjeçar. Frikësohesha se ky i ri mund t`i bënte pyetje të panevojshme si: “Si quhet nëna jote? Ku është shtëpia jote? Sa vëllezër i ke? Sa para t`i jep baba ty? Kështu e paralajmërova Abdurrahmanin dhe i thash: “Nëse të bën ndonjë pyetje të pavolitshme, atëherë thuaj atij se i Dërguari a.s ka thënë: “Një nga cilësitë dalluese të muslimanit të mire është se ai largohet gjithmonë nga ato gjëra që nuk i përkasin atij.”

Unë i përsërita atij hadithin derisa ai e mbajti në mend.

Abdurrahmani dhe vëllai i tij hypën në veturë me këtë të riun. Abdurrahmani  në atë kohë ishte i padurueshëm, por i respektueshëm. I riu i tha atij me mirësjellje; “Allahu të dhashtë jetë të gjatë, o Abdurrahman!” Abdaurrahmani u përgjigj: “Allahu edhe ty të dhashtë jetë të gjatë!” Djaloshi i gjorë duke dëshiruar që ta ngrohte atmosferën i tha: “Djaloshi i gjorë duke dëshiruar që ta ngrohte atmosferën i tha:

“A do të mban shejhu sot ndonjë ligjeratë?” Abdurrahmani u përpoq ta kujtonte hadithin por memorija e tij nuk i ndihmoji, kështu ai bërtiti: “Mos u përziej në gjëra që nuk të interesojnë!” Djaloshi tha: “Të pyeta për shkak se dëshiroj të marr pjesë në ligjeratën të tij dhe të përfitoj.” Abdurrahmani mendoi se ai po përpiqej t`i bënte dredhi me fjalë, kështu i tha: “Mos u përziej në gjëra që nuk të interesojnë: “Djaloshi prapë u mundua të arsyetohej: “Po unë  e kasha fjalën për…”, por Abdurrahmani përsëri bërtiti: “Jo! Mos u përziej në gjëra  që nuk të interesojnë!” Ata nuk folën për këto gjëra derisa u ktheva. Abdurrahmani pastaj më informoi për të gjitha me krenari. Unë qesha dhe m`u deshtë t`ia sqaroja konceptin edhe një here.

Teatër provash…

Përpjekja për ta liruar vetën nga ndërhyrja në çështjet e të tjerëve është rraskapitëse në fillim, por e lehtë në fund.

Dr.Muhammed Abdurrahman El-Arifi

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button