Chromebook, laptopët më të shitur në SHBA

Google krenohet për përparimin që ka bërë me linjën e laptopëve Chromebook, sidomos në sferën e arsimit.

Duke vënë në dukje se Chromebook ka qenë një hit i madh nëpër shkolla, Google mburret me numrat e fundit të lëshuara nga IDC, që tregojnë se Chromebook është pajisja më e shitur për arsimin në SHBA në mesin e laptopëve dhe tabletëve, ndërsa shkalla e adoptimit të këtyre laptopëve ende pritet të rritet ndjeshëm.

Në një postim në blogun e saj, Google ka thënë se thjeshtësia dhe lehtësia e përdorimit të këtyre laptopëve ka qenë kyç në suksesin e tyre. Më pas, Google ka thënë se në disa shtete të SHBA-së, Chromebook është shndërruar në një lider të rëndësishëm të tregut të arsimit, dhe se popullariteti i këtyre pajisjeve po rritet gjithnjë e më shumë, sidomos në shkollat fillore dhe të mesme.

Duke e ditur çmimin e tyre të lirë dhe karakteristikat e mira të laptopëve të kësaj linje, a do ta blinit edhe ju një model të tillë të laptopit që bazohet në sistemin operativ të Google?

Lajme të ngjashme

Back to top button