Si të merrni “pauzë reflektimi” në një marrëdhënie?

Shpesh, një ndjenjë e çuditshme pakënaqësie e mërzie vjen kur jemi në shoqërinë e atij personi, që mendonim se e donim. Kryesisht tentojmë ta injorojmë, me idenë se është diçka kalimtare. E vërteta është se bëhet fjalë për momentin kur duhet marrë “pauza e reflektimit”. Po si t’ja themi?

1.Para së gjithash duhen shmangur mesazhet, apo letrat. Asgjë në botë s’mund të zëvendësojë fuqinë e një bisede, pasi është e rëndësishme të shpjegohet ekzaktësisht përse është marrë një vendim i tillë. Përgatitja e një diskutimi që përpara mund t’ju ndihmojë. Domethënë, rregulla e artë për t’u përballur me partnerin, të cilit duhet t’i kërkojmë një “pauzë reflektimi” është ajo që duhet të karakterizojë të gjithë raportet shoqërore: eleganca e ndërthurur me sensibilitet.

2.Mos u ndalni kurrë nga konsiderata, si për shembull “ai/ajo mund ta vuajë”. Lumturia juaj është e rëndësishme po aq sa ajo e partnerit/partneres tuaj. Pa harruar faktin që vazhdimi i një relacioni që ka mbërritur në një pikë të vdekur, mund të çojë në efekte shkatërruese për të dy. Ndoshta ajo që duhet është pikërisht pak “ajër i freskët”, një periudhë hapësire për të dy. Pasi si përfundim, ndoshta raporti juaj mund të dalë i përforcuar.

3.Nëse i shpalosni arsye të vlefshme, atëherë partneri juaj do të kuptojë, sidomos nëse bëhet fjalë për dikë inteligjent. Natyrisht që duhet të vendosni me marrëveshje të përbashkët edhe rregulla, që duhen respektuar. Mirëpo edhe në këtë pikë, çdo gjë duhet vlerësuar me kujdes, për të mos qenë më pas protagonistë të skenave, që mund të prishin gjithçka.

Lajme të ngjashme

Back to top button