Miftari në mesin e të shpërblyerve për “13 Nëntorin”

Lidhja e Sporteve e qytetit të Shkupit ka ndarë mirënjohje dhe pllaketa për sportistët, punonjësit sportiv, klubet dhe vepër jetësore, për nder të 13 Nëntorit, ditës së çlirimit të qytetit të Shkupit.

Në mesin e të shpërblyerve ishte dhe profesori i edukatës fizike dhe një herit trajner i basketbollit, z.Enver Miftari, i cili u shpërblye për veprën pedagogu më i mirë për edukatë fizike në kuadër të shkollave të mesme.

Miftari për “Portalb” ka thënë se ndjehet i nderuar për këtë çmim dhe se puna e palodhshme që ka bërë me fëmijët, i është shpërblyer.

Ky çmim është dhuratë për punën 40 vjeçare që e kam bërë në basketboll, pikërisht prej vitit 1974, kur kam filluar herën e parë të merrem me basketboll, pastaj kjo lidhet edhe me punën 30 vjeçare në arsim, e si rezultat i kësaj punë janë dhe titujt e fituar deri më tani kanë bërë që të jem dhe fitues i këtij çmimi”, përfundoi Miftari.

Fituesit e çmimeve të 13 Nëntorit
Fituesit e çmimeve të “13 Nëntorit”

Çmimin vepër jetësore e mori trajneri i basketbollit Llazar Leqiç, i cili ndahet për të arritura të larta sportive.

Në bazë të kriteriumeve çmimin e sportistit të Shkupit e fitoi automobilisti Igor Stefanovski, ndërsa për të arriturta të veçanta e fitoi alpinisti Zdravko Dejanoviq. Mirënjohja për trajner më i mirë shkoi në duart e trajnerit të skitaris Ivan Lesevski, ndërsa për punëtor sportiv i takoi Pançe Jakimovski. Ekip më i mirë u shpall ekipi hendbollistik i fermave Vardari.

Titulli gazetari më i mirë sportiv iu nda gazetarit të TV Alfa, Pero Momirovski. Mirënjohje për shah mori mjeshtri ndërkombëtar Dimitar Ilievski, ndërsa mirënjohje të veçantë morën edhe sponsorët Dejan Pandeleski dhe Sergej Samsonenko. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button