​Disa profesorë gjermanë kanë zbuluar një nga kopjet më të vjetra të Kur’anit

Hulumtuesit gjermanë me shkallën e probabilitetit të 95.4 për qind arritën në përfundimin se zbuluan kopje të Kuranit nga shekulli i 7-të

Profesorët dhe studiuesit e Bibliotekës Universitare të Tuebingenit në Gjermani dje bënë të ditur zbulimin e një prej kopjeve më të vjetra të Kur’anit nga koha e ditëve të para të ardhjes së Islamit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mënyrë të veçantë, në bazë të gjerë të hulumtimit shkencorë të tre pergamentëve të librit të shenjtë musliman, studiuesit gjermane me shkallën e probabilitetit 95.4 për qind arritën në përfundimin se kopja e zbuluar e Kur’anit i takon shekullit të 7-të.

Ekspertët gjermanë thonë se Kur’ani është shkruar mes vitit 649 dhe 675, dmth 20-40 vjet pas vdekjes së Muhamedit, Profetit të fundit.

Studimi u realizua në bashkëpunimin e instituteve kërkimore dhe akademike prestigjioze gjermane, franceze dhe zvicerane. Gjatë hulumtimit janë përdorur teknologjitë më të avancuara të mundshme që këtij zbulim i jep një rëndësi të veçantë dhe besueshmërinë.

Pergamenat e librit të shenjtë janë shkruar në stilin kufi, një nga format më të vjetra të shkrimit arab. Dorëshkrimet e analizuara kanë tërhequr vëmendje të madhe në mesin e shkencëtarëve gjermanë për shkak të stilit të tij të veçantë dhe formatit. Kur’ani ndodhet në departamentin e dorëshkrimeve të bibliotekës Tuebingen, ndërsa një pjesë e tij është në dispozicion edhe në versionin dixhital.

Ky Kur’an që nga 1864, gjendet në Bibliotekën Universitare të Tuebingen, kur është blerë nga koleksioni i konsullit prusian Johann Gottfried Wetzstein. Nga ana tjetër, në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent ndodhet një relike nga më të vjetrat e Kur’an-it të shenjtë në botë, i njohur gjithashtu si Kur’ani Osman që daton nga shekulli i shtatë. Kurani Osman është përpiluar në Medine, me urdhër të Uthmanit, halifit të tretë apo sundimtarit musliman. Ka mendime se ky Kur’an është shkruar me dorën e Uthmanit, halifit të tretë. Halifi me dorën e vet shkroi pesë Mus’haf, ndërsa ka miratuar gumbullimin e pjesëve të Kuranit në një libër.

Para kësaj, vargjet e shenjta të cilat Zoti i zbriti Profetit Muhamed u mësuan përmendësh apo u shkruan në copa druri, lëkure, gurëz ose në kockat e deveve.

Duke nuhatur rrezikun e mundshëm të humbjes së shkrimeve apo pakësimin e hafizëve (personat të cilët mësojnë përmendësh Kuranin), Uthmani kishte urdhëruar grumbullimin versionit përfundimtar të Kur’anit, i cili përfundoi më vitin 651, nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Profetit Muhamed. Afër një e treta e librit origjinal është ruajtur, e cila është rreth 250 faqe, e shkruar në format të madh dhe me shkronja të theksuara arabe. Kur’ani i pjesshëm i cili gjendet në Pallatin Topkapi në Stamboll, konsiderohet një nga kopjet origjinale të librit të shenjtë musliman. Ky Kur’ani është i mbrojtur nga UNESCO.

Lajme të ngjashme

Back to top button