Zjarri kaploi disa baraka në Shkup

Në rrugën Ilindenska mbrëmë vonë zjarri ka përfshirë disa baraka në afërsi të restorantit Imes në lagjen Karposh të Shkupit. Gjashtë automjete të njësisë së zjarrfikësve kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar duke e lokalizuar zjarrin.

Ende nuk dihet shkaku se si ka shpërthyer zjarri në barakat që kryesisht kanë shërbyer si depo.

Sipas informative të para nuk ka të lënduar ndërsa është shkaktuar dëm i madh material.

Lajme të ngjashme

Back to top button