“Dreaming American”, filmi rreth të riut shqiptar

Imigracioni është një nga temat më të debatuara në SHBA kohët e fundit dhe një nga elementët më të diskutuar ka qenë fati i emigrantëve që jetojnë në vend pa dokumente. Këtë përvojë e përjetoi për vite me radhë në Nju Jork dhe aktori Prekë Radoina, një i ri nga Thethi, në veri të Shqipërisë.

Vështirësitë e tij gjatë kohës kur ishte ende një imigrant i paligjshëm pasqyrohen në filmin me metrazh të shkurtër “Dreaming American”, me skenar dhe regji të fituesit të Çmimit Emmy për montazh, Lee Percy. Në film Preka, i cili njihet dhe me emrin e artit Praq Rado, interpreton vetveten në rolin kryesor dhe gjatë një interviste me kolegun Julian Zyla në Nju Jork autorët thanë se kanë në plan të realizojnë dhe versionin me metrazh të gjatë të filmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button