HONORARET: E njëjta e dhënë do të paguhet dy herë?

Urgjentisht të tërhiqet zgjidhja ligjore për pagesën e kontibuteve për sigurim shëndetësor dhe pensional për honoraret dhe kontratat autoriale, në të kundërtën epilogu do të jetë revolt te qytetarët dhe te biznesmenët – thonë afaristët sipas të cilëve rregullat e reja janë të paqarta, e në disa raste edhe nebuloze. Sipas ekonomistëve, “tatimimi” i këtillë do të rrezikojë kategoritë më të dobëta të qytetarëve, e do të shkaktojë edhe pagesë të dyfishtë të të dhënës së njëjtë që është në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare.

E njëjta e dhënë do të paguhet dy herë?

Fondi për sigurim pensional i publikoi rregullat për atë se kush dhe me çfarë baze, prej 1 janarit do të jetë i obliguar të paraqesë të ardhura plotësuese. Edhe pse zgjidhja ligjore parasheh të paguhen të dhëna për honoraret më të larta se sa rroga mesatare, obligimi për paraqitje vlen për të gjithë, pa marrë parasysh lartësinë e të ardhurave plotësuese, por me përjashtim të funksionarëve të privilegjuar, pensionistëve, sportistëve kulmorë, deputetëve, këshilltarëve që janë të përjashtuar nga zgjidhja ligjore.

“Pa marrë parasysh lartësinë e honorarit, çdo Kontratë për përfitimin e të hyrave plotësuese do të duhet të dorëzohet në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor, e pastaj FSPIM-ja do ta bëjë llogarinë se a do të paguhen të dhënat apo jo. Kështu, nëse personi fizik ka realizuar të hyra nga vende të ndryshme dhe shuma përfundimtare është më e madhe se sa rroga minimale, atëherë do të duhet vetë t’i paguajë kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor” – thonë në FSPIM.

Përveç asaj që zgjidhja është kontestuese për shkak se i mbron funksionarët, deputetët, këshilltarët, sportistët kumorë dhe pensionistët, ekonomistët thonë se ajo është në kundërshtim edhe me rrеgullat ndërkombëtare të cilat e ndalojnë “tatimimin” e dyfishtë. Në fakt, ata e përmendin shembullin ku një i punësuar, për të cilin paguhen kontributet, realizon të ardhura plotësuese për të cilat përsëri do të paguhen kontributet e njëjta. Kështu, thonë ekonomistët, do të krijohet situatë e pagesës së të dhënës së njëjtë dy herë, që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat ndërkombëtare. Nga ana tjetër, këtu është edhe pyetja se çka do të fitojë nga shteti i siguruari, që do ta paguajë dy herë sigurimin shëndetësor.

“Tani jepet mundësia që një i siguruar ta paguajë dy herë të njëjtën të dhënë. Nga njëra antë nëse vonohen me pagesë e kontributeve janë paraparë sanksione për ndëshkim, ndërsa nga ana tjetër parashtrohet pyetja se çka fiton një i siguruar nëse dy herë paguan sigurim shëndetësor. A do t’i ofrojë atij shteti shërbime plotësuese, prioritet, beneficion, ose edhe ai që paguan dy herë sigurim shëndetësor do të duhet të presë në “Terminin tim” – thotë konsultanti Goran Rafajllovski.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Abdylmenaf Bexheti.

“Kjo masë sipas meje nuk ka logjikë ekonomike dhe ajo është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të cilat nuk lejojnë pagesë të dyfishtë të të dhënave të njëjta, situatë kjo me të cilën mund të ballafaqohen të punësuarit aktualë, të cilët, për shembull, janë të punësuar te një punëdhënës, ndërsa marrin edhe honorar tjetër për të cilin poashtu do të duhet të paguajnë kontribute. Edhe një pyetje shumë e rëndësishme është se çka do të fitojnë këta njerëz të siguruar si rezultat i pagesës së dyfishtë të kontributeve për sigurim shëndetësor, për shembull.E gjitha kjo në fund ka të bëjë me mbushjen e arkës buxhetore, masa këto që nuk kanë as logjikë elementare ekonomike.”, thotë profesori universitar, Abdylmenaf Bexheti.

Shpenzime më të mëdha, honorare më të vogla

Një pjesë e biznesmenëve me të cilët bisedoi “Portalb”-i konsiderojnë se zgjidhja aktuale ligjore do të rezultojë në dy mënyra: ose pronarët do t’i zvogëlojnë honoraret ose qytetarët do t’u nënshtrohen shpenzimeve plotësuese vetë t’i paguajnë kontributet.

Me ndryshimet e reja ligjore, shpenzimet e punëdhënësve për personat e angazhuar me kontratat autoriale ose me honorar do të rriten për 35%.

“Paguesi i të ardhurave për kryerjen e punës fizike dhe/ose intelektuale në bazë të Kontratës në vepër, Kontratës autoriale dhe/ose ndonjë kontrate tjetër e cila në vlerën neto është më e lartë se sa rroga minimale e paraparë me ligj, është i obliguar që kontratën/at ta/t’i dorëzojë në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë.” – shkruan në njoftimin e FSPIM-së.

Pa dyshim se kjo zgjidhje ligjore dukshëm do t’i rrisë shpenzimet, vlerësojnë afaristët.

“Kjo zgjidhje ligjore, veçanërisht në pjesën e pagesës së kontributeve për kontrata autoriale është nebuloze dhe duhet të tërhiqet. I gjithë koncepit është në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune, ku precizohet në mënyrë të saktë se çka janë të ardhurat e realizuara nga marrëdhënia e punës. Prandaj, nuk mund të vendoset shenjë e barazimi ndërmjet të ardhurave autoriale dhe të ardhurave nga marrëdhënia e punës. Nëse shkojmë sipas kësaj logjike, pse nuk paguhen kontribute edhe për llojet e tjera të të ardhurave, ja për shembull për dividendat. Edhe ato janë të ardhura. Domethënë, për të ardhurat nga kontratat autoriale paguhet tatim personal dhe këtu duhet të mbetet”, thotë Rafajllovski dhe shton:

“Kështu siç planifikon qeveria, rezultati përfundimtar do të jetë fitim i zvogëluar për qytetarët. Firmat nuk janë njësi sociale. Më shumë gjasa ka që punëdhënësit që kanë të angazhuar njerëz me kontrata autoriale ose si honoraristë, t’i zvogëlojnë ato që të mos u nënshtrohen harxhimeve plotësuese”.

Еkonomistët nuk e përjashtojnë mundësinë as për nxitje të ekonomisë gri.

“Në vend të pagesës në llogarinë për transaksione, një pjesë e honorareve mund të paguhen në kesh që të shmanget pagesa e të dhënave. Nuk duhet përjashtuar as mundësia nga një efekt i këtillë. Mirëpo, ka mundësi që në vend që t’i rrisë të ardhurat nga këto të dhëna, qeveria mund të mbetet edhe pa atë që merr tani” – thotë profesori Bexheti.

Përderisa publiku reagon seriozisht për zgjidhjet e reja ligjore sipas të cilave prej 1 janarit do të paguhen kontribute për sigurim pensional dhe invalidor, institucionet kompetente në periudhën e ardhshme do të mbajnë trajnime për atë se si do të zbatohet ligji në terren. Janë duke u përgatitur aplikacionet që do të duhet të mbushen nga ana e të obliguarve të rinj që duhet t’i paguajnë këto të dhëna. A do ta ndryshojnë dhe sa gjendjen e rëndë financiare në të dyja fondet, atë për sigurim pensional dhe atë për sigurim shëndetësor, mbetet të shihetd dhe të analizohet. Sipas numrave, në vend ka rreth 530.000 të punësuar dhe 290.000 pensionistë, ose 1,8 të punësuar financojnë nga një pensionist./ PorAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button