Si të shkrini mishin në mënyrë të shpejtë dhe të shëndetshme?

Doni të piqni mish për darkë, por nuk e keni nxjerrë disa orë më parë nga frigoriferi? Kujt nuk i ka ndodhur?

Nëse nuk doni ta ngrohni mishin në mikrovalë dhe të mos vonoheni për të gatuar darkën, mjafton të merrni dy tenxhere metalike. Njërën kthejeni përmbys dhe vendosni qesen e mishit. Sipër vendosini tenxheren tjetër të mbushur me ujë të nxehtë. Prisni 5-10 minuta (varet sa trashë është prerë mishi), dhe mishi do të jetë gati për t’u gatuar.

Si funksionon? Metalet janë një përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe veçanërisht alumini është një përcjellës i mirë i nxehtësisë së ambientit, e cila mundëson në shkrirjen e shpejtë të mishit. Pesha e ujit, duke ushtruar presion rrit sipërfaqen e kontaktit, kështu që përçohet më shumë nga nxehtësia e ambientit, e cila çon në një kohë më të shpejtë të shkrirjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button