Rama takon Samaras: Kapitull i ri i marrëdhënieve mes dy vendeve

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama të hënën ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Andonis Samaras.

Pas takimit nuk pati deklarata, por Rama shkroi në Twitter: “Takim rreth 1 orë me Antonis Samaras për të diskutuar në kontekstin e një kapitulli të ri marrëdhëniet mes dy vendeve”. 

Kryeministri i ri i Shqipërisë Edi Rama shkoi më vonë në selinë e ministrisë së Jashtme greke, për t’u takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministër i jashtëm, Evangelos Venizelos. 

Në takimin Rama-Venizelos u diskutuan çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Sipas ministrisë së Jashtme greke “takimi u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive.” 

Dy politikanët ranë dakord të hedhin themelet për një zhvillim të ri dinamik të marrëdhënieve shqiptaro-greke, menjëherë pas marrjes së detyrës së zotit Edi Rama, në shtator të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button