Flaka Krelani shkon në “YMCA Europe Festival”

Këngëtarja Flaka Krelani do të marrë pjesë në “YMCA Europe Festival”, një nga festivalet më të mëdha, që mbahet çdo vit në Pragë dhe mbledh mbi 10 mijë të rinj nga e gjithë bota. Në festivalin që filloi më 4 gusht dhe ku marrin pjesë dhe këngëtarë e bende të njohura nga gjithë bota, Flaka do të performojë ‘live’ dy net. Kjo është hera e parë që në këtë organizim merr pjesë një këngëtare shqiptare.

Ndërkaq Flaka Krelani është duke punuar edhe rreth projekteve të reja muzikore. Së shpejti do të publikohet bashkëpunimi i saj me reperin Big Basta dhe kënga do të jetë e zhanrit ‘reggae’.

Lajme të ngjashme

Back to top button