Skandalet në MPJ, ka pasur dhe rrahje fizike

Ministria e Jashtme ka heshtur skandale të shumta në misionet e veta diplomatike. Një i tillë i rëndë ka ndodhur më 2012. Sekretarja e Parë e Ambasadës në Berlin, Fatmire Musliu, e kishte sulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm, Vilson Mirdita.

Kohavisioni ka siguruar ekskluzivisht korrespodencën zyrtare në të cilën Mirdita e kishte alarmuar Ministrinë e Jashtme, por kjo kishte marrë masa ndaj të dyve. Musliu është motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, shkruan Koha Ditore.

Ish-ambasadori Vilson Mirdita është terrorizuar nga motra e deputetes së PDK-së në Kuvend, gjatë gjithë kohës së shërbimit në këtë ambasadë. Një  seri komunikimesh zyrtare që i ka ekskluzivisht Kohavisioni, ambasadori Mirdita ankohej vazhdimisht në Ministrinë e Jashtme të Kosovës për sjelljet e sekretares së Parë, Fatmire Musliu. Në to shpjegohen në detaje se si Musliu shpërfillte hierarkinë dhe punonte krye më vete, duke e vënë misionin diplomatik shumë herë në pozita të palakueshme. Acarimet e vazhdueshme kishin kulmuar me sulmin fizik të Musliut ndaj ambasadorit Mirdita. Burime të shumëfishta ia kanë konfirmuar KTV-së se Musliu vazhdon të mbetet personi kryesor në ambasadë dhe ka sjellje të këqija me të gjitha palët e mundshme. 

Ndërkohë gjatë ditës zëdhënësi Behrami, i ka konfirmuar KTV-së se Musliu në bazë të rotacionit do të bartet në Konsullatën e Kosovës në Shtutgard, raporton Koha Ditore

Lajme të ngjashme

Back to top button