DAP zhvillon kontroll në Saraj dhe Tetovë

Në komunën e Sarajit dhe të Tetovës sonte janë zhvilluar disa aksione të udhëhequra nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Banorët e Sarajit shprehen se janë tmerruar nga forcat e shumta policore të cilat kanë kontrolluar lokale dhe restorantet e kësaj komune. Po ashtu aksion i DAP është zhvilluar edhe në komunën e Tetovës, ku me një grup prej rreth 20 policësh janë kryer kontrolle.
Pronari i një lokali të njohur në Tetovëka deklaruar për “Lajm”se inspektorët e DHP-së të shoqëruar nga 20 policë të njësitit special. Rreth një orë kanë kontrolluar lokalin e tij.

“Te ata vërehej nervozë për shkak se nuk arritën të gjejnë asnjë parregullsi në punën e lokalit tim edhe pse u munduan me çdo kusht të gjejnë ndonjë shkas për të mbyllur lokalin. Mirëpo të gjithë mysafirët lëshuan lokalin dukshëm të shqetësuar nga prezenca e madhe e policisë. Kjo është çmenduri që ndodhë vetëm në shtetet fashiste”, deklaroi pronari i lokalit.
Bëhet e ditur se shumica e lokaleve në këtë zonë janë mbyllur, për shkak të mos respektimit të ligjit antiduhan, si dhe rregullave tjera fiskale.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button