Halloweeni i vërtetë në Kosovë

Jemi dëshmitarë ajo çka ndodhi para disa dite në mbarë Kosovën, festimi i një nate tërësisht të panjohur. Nuk është shqetësuese sepse festohet diçka, por është shqetësuese sepse festohet gjithçka.

U brengosa me të ardhmen e vendit kur e pashë se masovikisht është dalur në këtë festë të vdekurve, e cila në mbarë botën festohet në mënyra sa më horrore. Dhe ashtu si kanë parë në TV ashtu edhe kanë vepruar, ishte secili/a me i frikshëm se tjetri/a.

Mirëpo pa marrë parasysh se sa gabim është nuk do të trajtojmë historikun e kësaj feste, sepse njëfarë mënyre jemi mësuar me festimet e çdo feste që ekziston në botë.

Unë dëshiroj pak të trajtojmë për Halloweenin e vërtet që po mbizotëron në Koso.

Halloweeni në Kosovë ekziston pothuajse 365 ditë, pra tërë vitin neve kemi një horror e cila nuk mund të durojë dot asnjë individ të asnjë vendi në botë.

Duke qenë se jetojmë në epokën e teknologjisë, shumica e banorëve të kësaj vendi e kanë shumë lehtë për të parë se sa e zhvilluar dhe përpara është bota(në krahasim me neve).

Neve dimë qe standardi jetësor në shumicën e vendeve të botës është në nivel të lartë, për këtë jemi shumë të vetëdijshëm(kryesisht të rinjtë).

Duke ditur këtë, kur dalim në rrugë e shohim njerëz të dëshpëruar, i cili vendin e punës e ka zënë njeri i partisë, pastaj kthehemi në shtëpi e shtypim pullin e dritës dhe shohim se s’ka rrymë, kurë vije rryma dëgjojmë në lajme se ende nuk ka qeveri të formuar, pastaj e ndalim TV-në, dalim pak jashtë për kafe, aty nuk mund të gjejmë vend ngase rinia e ka vendin më të preferuar për desharzhim… pastaj duke bërë plan se si mund të arrimë diçka për këtë vend papritmas në rrugë e shohim se populli masovikisht ka dalur ne Halloween, Gra, fëmijë, burra, të ri, të reja krejt së bashku për një të ardhme të ‘’ndritur’’.

Kjo tregon se ne gjindeshim në një Halloween 365 ditësh.

Nuk munda të ndalojë veten pa menduar ‘’Me sa po duket po e festojnë të ardhmen Horrore të Kosovës…’’ pastaj thash me vete ‘’Ncuk, këta nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë të ardhme ka Kosova’’, disi ishin si të hipnotizuar, dhe nuk e kuptonin se çfarë të ardhme po na pret neve. Krejt këtë hall e kam duke marrë parasysh se dëshirojmë të jemi baraz me vendet e zhvilluara të botës.

I’a kritikova njërit për festimin e kësaj nate, Më tha: ‘’Po edhe në Gjermani po festojnë natën e shtrigave.’’   I thash: ‘’Po atje edhe libra po lexojnë, pse spe merr shembull.

Nuk ishte në gjendje ta kuptojë se ku e kam hallin unë.

Në krejt këtë ‘terr’ që po mbizotëron në Kosovë, unë përsëri po e shoh një shkëndijë e cila po më jep shpresë, ajo është Vetëdijesimi i popullit. Populli shumë mire po e dinë se jemi në një gjendje të palakmueshme dhe kjo ndoshta është një mundësi e madhe për përmirësim.

Vetëdija se jemi vërtet mbrapa me vende të zhvilluara na jep zemër të punojmë, të punojmë dhe të punojmë pa u ndalur për një të ardhme vërtet të ndritur. Tek pastaj të kemi luksin dhe komoditetin te festojmë disa festa që të relaksohemi nga përditshmja.

Lajme të ngjashme

Back to top button