Aksion i DAP, mbyllen dhjetëra dyqane

Dhjetëra dyqane dhe lokale hotelierike në Çarshi të Vjetër dhe kompleksin Çairçanja janë mbyllur për mos respektim të Ligjit për ndalesë të pirjes së duhanit, mungesës së arkave fiskale si dhe lëshimeve tjera në punë.

Aksioni është zhvilluar mbrëmë nga Drejtoria e të ardhurave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut në asistencë të madhe të forcave speciale policore.

Inspektorati Shtetëror i Tregut thotë se ky aksion ka qenë i vlerësuar si i rrezikut të lartë, andaj dhe është kërkuar asistencë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Aksionet janë  zhvilluar në rajonin e Kumanovës, Likovës, në Shkup në Komunën e Çairit janë bërë kontrolle…Neve bëjmë vlerësimin e shkallës së rrezikshmërisë. Si në këtë rast ashtu edhe në rastet e tjera bashkëpunojmë me organet e tjera. Nëse vlerësojmë se aksioni ka shkallë të lartë të rrezikshmërisë, koordinohemi me MPB-në, kurse ata vlerësojnë se kush do të vijë si do të vijë në mbështetje të kontrollit tonë”, deklaroi Kiril Minovski, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Zv/Ministri i Brendshëm Zemri Qamili, thotë se policia ka vepruar me kërkesë të Drejtorisë për të Ardhura Publike me çka ka qenë e detyruar të dërgoje ekipe policore në vendet ku bëhej kontrolli.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë e të Hyrave publike ndërmerr aksione në vazhdimësi dhe ne do të vazhdojmë më kërkesë të Drejtorisë për të hyrave publike, ato kërkojnë asistencë nga MPB-ja dhe ne ju japim asistencë”, deklaroi Zemri Qamili, Zv/Ministër i Brendshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button