Një mënyrë e thjeshtë për të paguar sa më pak energji elektrike

Ju çohen flokët përpjetë sa herë që i shikoni faturat e rrymës? Mos, se ka zgjidhje. Me ndihmën e këtyre trukeve që i publikoi e përditshmja serbe ‘Novosti” mund të kurseni shumë para.

Zgjidhni enët e duhura për gatim

Enët metalike shumë shpejtë ngrohen, por edhe ftohen. Enët e qeramikës nga ana tjetër e mbajnë për mrekulli të ngrohtin, dhe me këtë mund të zvogëloni kohën e gatimit.

Pastroni mirë hekurin dhe furrën

Kur janë të njollosura, këto pajisje nuk punojnë në mënyrë efikase për këtë shkak mundoheni gjithmonë ti mbani të pastërta. Papastëritë e hekurit mund ti hiqni shumë lehtë me pastën e dhëmbëve.

Shkrini ngrirësin

Sa më shuma ka akull në frigorifer, më shumë energji do ti nevojitet për të mbajtur temperaturën e duhur. Kur të vëreni se ka shumë akull, menjëherë filloni të shkrini ngrirësin.

Lëshoni ajrin nga radiatorët

Bëhet fjalë për lëshimin e ajrit të tepruar të radiatorit që të mund radiatorët të punojnë në maksimum.

Mbushni frigoriferin me shishe të ujit

Mos e hapni shpesh frigoriferin, sepse kështu hyn ajër i ngrohtë. Por nëse është i mbushur nuk mund të hy ajri aq lehtë dhe kështu mund të mbushni me shishe uji.

Lajme të ngjashme

Back to top button