Guvernatori, Meta pritet nga Nishani: Ofrojmë bashkëpunimin tonë

Presidenti Bujar Nishani nisi një seri takimesh konsultative për zgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. I ftuari i parë i kreut të shtetit ishte kryeparlamentari Ilir Meta, i cili qëndroi në presidencë për më shumë se 35 minuta.

Pas takimit Meta dha një prononcim për median.

“Presidenti ka bërë një ekspoze të mënyrës se si ai ka proceduar për të realizuar në kuadër të përmbushjes së detyrimit të tij kushtetues për të propozuar emrin e ri, një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës dhe në këtë drejtim është mjaft i hapur për të bashkëpunuar për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit u pyet nëse ishte folur rreth kandidaturave konkrete për guvernatorin e ri.

“Kryesisht u fol për procesin dhe rëndësinë e vajtjes tek një emër gjithnjë përmes procesit. Pra, jo paracaktimit të një emri  cilidoqoftë ai.Do të ofrojmë të gjithë bashkëpunimin tonë që ky emër të emër të jetë një garant i drejtimit professional të bankës së Shqipërisë dhe I ruajtjes së pavarsisë së këtij institucioni”, theksoi Meta.

Në presidencë do shkojë edhe Kryeministri Edi Rama e më pas në orën 14:00 kreu opozitës Lulzim Basha./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button