Do kërkoni njohjen e Kosovës? Rama: Çfarë është për të thënë në Beograd, do thuhet atje

I ftuar në emisionin Tonight në Ora News, kryeministri Edi Rama u pyet në fund nga gazetarja Ilva Tare lidhur me vizitën e tij në Serbi në datën 10 nëntor.

Pyetjes nëse Rama do të kërkojnë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, kryeministri i dha këtë përgjigje: “Çfarë është për të thënë në Beograd, do thuhet atje”. Kryeministri nuk dha detaje për agjendën e vizitës së tij Beograd.

Më herët gjatë ditës, Express raporton se pas presionit serb, Rama ka hequr nga agjenda vizitën në Preshevë, ndërsa nuk do të pritet nga presidenti Tomislav Nikoliç.

Pas ketij lajmi te publikuar ne Express, ka patur nje reagim nga kabineti i kryeministrit Rama. Ne reagim thuhet se kryeministri do ta vizitoje Presheven.

Lajme të ngjashme

Back to top button