Hapet xhamia e re në Oxford

Fondacioni “Khalifa bin Zayed Al-Nahyan” ka njoftuar për kompletimin e xhamisë “Shaikh Zayed” në Oxford të Anglisë.

Xhamia, e cila është e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, synon përhapjen e adhurimit dhe kulturës, thirrjen e njerëzve nga nacionalitetet e tjera që t’i kuptojnë gjërat esenciale të Islamit, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare.

“Islami është një ndër fetë më të mëdha, më të përhapura dhe më me rritje në botë. Pjesë e synimit të Fondacionit është që njerëzve t’ua lehtësojmë diturinë që ka të bëjë me këtë fe fisnike dhe të ndihmojmë për ta krijuar një mjedis për t’u kuptuar më shumë”, tha Haji Mohammad Al-Khoury, drejtor i përgjithshëm i Fondacionit.

Biblioteka e brendshme e xhamisë do të menaxhohet nga Qendra për studime Islamike e Oxfordit, institut që është certifikuar dhe lavdëruar nga Mbretëresha Elizabeth.

Xhamia Shaikh Zayed në Oxford, është një ndër projektet e shumta të Fondacionit gjatë muajit të Ramazanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button