13 mënyra për të djegur më shumë kalori

1. Ngutuni!
Nëse ecni shumë shpejt deri në dyqan, punë ose kudo, për 30 minuta mund të digjni 120 kalori.

2. Lëvizni me gjymtyrë!
Studimet tregojnë se nga lëvizja me gjymtyrë, si trokitja me gishta në tryezë, goditja e këmbëve në dysheme dhe të ngjashme, mund të djegin 800 kalori në ditë.

3. Përdorini shkallët!
Çdo minutë e ngjitjes nëpër shkallë i djeg 7 kalori.

4. Kapërcejeni një shkallë!
Nëse e kapërceni një shkallë do të digjni 55 % kalori më shumë sesa nëse ecni shkallë për shkallë.

5. Lëshoni muzikë!
Studimet kanë treguar se ata që ushtrojnë me muzikë, ushtrojnë 25 % më gjatë.

6. Bëjini masazh dikujt!
Nëse bëni masash një orë do të digjini 230 kalori.

7. Shëtitni më shpesh!
Mund të digjni 100 kalori shtesë në ditë sikur gjatë bisedave telefonike të shëtitni nëpër korridor ose në vend se të dërgoni mesazhe elektronike të shkoni këmbë deri në zyrën në fund të korridorit.

8. Puthuni!
1 minutë puthje djeg një kalori.

9. Mos porositni ushqim!
Zieni vetë dhe do të digjni 150 kalori për një shujtë. Gjysmën e asaj që hani për darkë mund ta humbni duke zier vetë ushqimin.

10. Vallëzoni!
Me një orë vallëzim 200 ose më shumë kalori, varësisht nga vallëzimi.

11. Silleni hulahopin!
Ky më nuk është vetëm për fëmijë. Për vetëm 10 minuta mund të digjni 44 kalori. E i ushtroni edhe muskujt e barkut.

12. Kërceni me litar!
Vetëm 15 minuta kërcim me litar i djeg 170 kalori.

13. Luani me fëmijët!
Loja kukafshehthi i djeg 222 kalori për vetëm 30 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button