​Sulmon sërish Berisha: Kryepolici pinte ndonjë teke kur Xhuvani-killer drekonte me Tahirin

Vetëm pak minuta pas postimit në Facebook të Lulzim Bashës, i cili akuzonte Ramën për mbrojtje të autorit të masakrës së katërfishtë, ka reaguar dhe ish-kreu i PD.

“Rama u përpoq por dështoi dje paradite per te prishur provat dhe çliruar nga akuza per vrasjen e katërfishte killerin serial te partisë, Xhuvanin”, tha Berisha.

Në një postim të fundit në FB, Berisha tha se “kryeministri zgjodhi Vlorën për të mbrojtur vrasësin serial dhe nxori Didin për të mashtruar se Policia nuk e kishte në kërkim Kostandinin, i cili kishte pritur me armë në dorë policinë në aksionin antidrogë në fshatin e Tahirit dhe Didit, kishte qëlluar dhe plagosur në prill në Gjirokastër të riun E.G dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Duket se edhe Didi ka hedhur ndonjë teke kur Xhuvani killer dhe në kërkim drekonte me Tahirin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button