Xhuvani në kërkim? Prokuroria “Jo! Ka qenë në spital psikiatrik!”

“Kostandin Xhuvani, i akuzuari kryesor për vrasjen e 4-fishtë në Tiranë, nuk ka qenë person në kërkim, por në spialin psikiatrik të Elbasanit”. Kështu është shprehur Prokuroria e Gjirokastrës në një komunikatë për shtyp, referuar akuzave të Partisë Demokratike se Kostandin Xhuvani ishte një person i shpallur në kërkim por se qëllimisht lihej i lirë nga ana e Policisë së Shtetit.

Lidhur me këto akuza reagoi edhe Ministria e Brendshme përmes një deklarate për shtyp, e cila saktësoi se Xhuvani ishte shpallur në kërkim nga policia për një konflikt të ndodhur në një bar me shtetasin Ergys Gashi të ndodhur në 25.04.2014 të këtij viti në Gjirokastër, por Prokuroria e këtij qarku nuk ishte paraqitur masë sigurimi. Dhe në këtë mënyrë, bazuar në kuadrin ligjor, Ministria theksoi se pas 1 muaji është anulluar shpallja në kërkim e Kostandin Xhuvanit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Prokurorisë së Gjirokastrës e cila nga ana e saj nënvizon se Xhuvani, nuk ka qenë në kërkim, por në datën e akuzuar për ngjarjen në fjalë ka qenë në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Prokuroria e Gjirokastrës, rezulton se Xhuvani, në kohën që pretendohet se ka qenë në Gjirokastër dhe ka kanosur tre shtetas, ka qenë në Elbasan. Kjo sipa Prokurorisë vërtetohet nga kartela mjekësore e spitalit psikiatrik të Elbasanit, në të cilin ai është dërguar pasi kishte konsumuar shumë alkool.

Për organini e akuzës së Gjirokastrës fakti që ka qenë në spitalin e Elbasanit provohet nga kartela mjekësore, si edhe nga stafi mjekësor. Sipas kartelës mjekësore, Kostandin Xhuvani është paraqitur para trupës mjekësore në datë 25.04.2014, në orën 17.00, në të njëjtën ditë dhe përafërsisht në të njëjtin hark kohor ku pretendohet se ka qenë në Gjirokastër.

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e Prokurorisë së Gjirokastrës:

Prokuroria e Gjirokastrës ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se shtetasi Kostandin Xhuvani ka kanosur tre shtetas dhe ka qëlluar me armë në ajër në ambient publik, një ngjarje e ndodhur në orën 19.00 në dt. 25.04.2014, në Gjirokastër. Referimi për këtë person është kryer pasi, tre shtetasit e kanosur kanë bërë njohjen e të dyshuarit nëpërmjet fotografive. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi Xhuvani, në kohën që pretendohet se ka qenë në Gjirokastër dhe ka kanosur tre shtetasit, si edhe ka qëlluar me armë në ajër, ka qenë në Elbasan. Kjo vërtetohet nga kartela mjekësore e spitalit psikiatrik të Elbasanit, në të cilin ai është dërguar pasi kishte konsumuar shumë alkool. Fakti që ka qenë në spitalin e Elbasanit provohet nga kartela mjekësore, si edhe nga stafi mjekësor. Sipas kartelës mjekësore, shtetasi Xhuvani është paraqitur para trupës mjekësore në datë 25.04.2014, në orën 17.00 (pra në të njëjtën ditë dhe përafërsisht në të njëjtin hark kohor ku pretendohet se ka qenë në Gjirokastër). (shqiptarja.com)

Lajme të ngjashme

Back to top button