Shkup, fillon manifestimi i panairit “Agrofud 2014”

Prej sot në Panairin e Shkupit fillon manifestimi i panairit “Agrofud 2014”. Gjatë disa ditëve të ardhshme kompani nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe për herë të parë nga Holanda do t’i prezantojnë arritjet më të reja në sferën e bujqësisë.

Do të prezantohen makinat e reja në agromekanizmin bujqësor, llojet e ndryshme të mbeturinave artificiale, makinat në industrinë për paketim dhe ambalazhim të ushqimit dhe pijeve, si dhe risitë në industrinë e konservuar, ushqimin organik, hortikultura.

Kompanitë holandeze të cilat e paralajmëruan pjesëmarrjen e tyre në panair, në hapësirë ekspozuese prej 100 metra katrorë do të prezantohen me linja për klasifikim të pemëve dhe perimeve, prodhimin e pishave, pajisjeve dhe instalim për përpunim të drithërave, zgjidhje për ushqimin e bagëtisë, mbeturinave, mbrojtjen për të mbjellat dhe mënyrat e ambalazhimit të luleve në hortikulturë dhe bujqësi dhe të tjera.
Tradicionalisht si pjesë e programit ekspozues edhe këtë vit janë Federata e Fermerëve të Maqedonisë dhe Shoqata e Bujqve, ndërsa hapësirë ekspozuese do të ketë edhe komuna e Gazi Babës.

Panairi do të jetë i hapur prej orës 10 deri në orën 18, ndërsa hyrja është falas.

Lajme të ngjashme

Back to top button