E drejta e shqiptarëve për vetëqeverisje

E drejta e shqiptareve për vetëqeverisje ne Mal te Zi është e domosdoshme dhe vetëm ajo do ta stabilizojë, konsolidojë e demokratizojë këtë shtet multietnik, te brishte e diktatorial. E drejta për te jetuar ne liri, pavarësi nuk është më utopi, por një realitet.

Dëshira e popujve për te jetuar te pavarur dhe ne liri brenda shtetit te vete, qofte ky edhe multi-etnik dhe ne një bote paqësore pa okupator, diktator, dhune e krime, ka qene gjithmonë jo vetëm një ëndërr shekullore e tyre, por edhe një e drejte e ligjshme universale qe nuk mund tua ndale e mohoi dot askush. Për shekuj te tere kombe te ndryshëm kudo nëpër bote bënë përpjekje kolosale, luftëra e beteja te mëdha dhe i këputën me force vargonjtë e ndryshkur te skllavërisë, me te cilët i kishin lidhur e robëruar okupatoret barbar, për ti mbajtur ne errësirë, varfëri dhe mjerim te plote.
Edhe kombi ynë hyjnor me i vjetri ne Ballkan, gjate gjithë historisë se tij te lavdishme, ndonëse ne robëri për mijëra vjet dhe i dënuar me vdekje për tu asgjësuar e zhdukur prej hordhive te huaja orientale-aziatike, u bëri ballë me heroizëm te gjithë armiqve tanë pushtues sllav, grek, turq e tj, dhe me qëndresë e sakrifica sublime, arriti te mbijetoi, te fitoi pavarësinë dhe te formoi shtetin e vet te zvogëluar, duke humbur me shume se shtatëdhjetë perqind te territoreve te veta, te cilat ja shkëputën me force nga trupi i tij.

E tille ishte edhe lufta madhore dhe tepër e gjate e patriotike për çlirim kombëtar e shoqëror e popullit martirë shqiptar te Kosovës, i cili jo vetëm qe nuk u gjunjëzua kurrë para pushtuesit serbo-jugosllav, por u ndeshe me armikun Cetinjo-Beogradas, policinë dhe forcat e tij agresive, qe derdhnin ç’do dite breshëri plumbash vdekjeprurës kundër vëllezërve tanë, duke e detyruar atë qe te dështojë me turp dhe largohet i mundur nga trojet tona te shenjta dardane.

Është pikërisht kjo lufte e pandërprerë dhe legjendare e te gjitha Ushtrive Çlirimtare te Kosovës, te udhëhequra nga patriotet e mëdhenj, Idriz Seferi, Isa Buletini, Bajram Curri, Shaban Polluzha, Jusuf Gervalla, Ukshin Hoti, Adem Jashari e tjere, dhe e diasporës tone, e cila qëndroi gjithmonë e ndezur dhe e bëri realitet me sukses Çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj.

E kësaj natyre ishte edhe rezistenca e armatosur (me karakter mbrojtës) e Ushtrise Çlirimtare te Ilirides, kundër uzurpatorëve sllave bullgarofoles, dhe i detyruan maqedonasit ti largojnë tytat e armeve, te urtësohen e bëhen pak me të logjikshëm për të zgjedhur rrugën e diplomacisë e jo atë te luftës, duke u ulur ne Ohër, pranë tryezës se bisedimeve me shqiptaret dhe te pranoi për tu dhëne atyre te drejtat. Por kohet e fundit sikur po nguron shume për te realizuar ne praktike premtimet e kësaj marrëveshje, veprime te cilat, jo vetëm qe po e komplikojnë dhe rendojnë situatën ne këtë shtet, por edhe mund ta çojnë atë drejt një humnere te re me pasoja tragjike e te paparashikueshme.

Ne ketë kuadër edhe shqiptaret qe jetojnë ne Mal te Zi, (ose Shqipërinë e Veriut), me ushtria e tyre te prirë nga Mehmet Shpendi, Dede Gjon Luli etj, ka dhënë një ndihme mjafte te rëndësishëm për vendosjen e ekuilibrit, paqes dhe të sigurisë ne rajonin e luftërave te përgjakshme ballkanike dhe i vuri fre fqinjëve tanë shovinist serbo-malazez dhe atyre turq, qe kërkonin ta gllabëronin, duke forcuar me tej jo vetëm pozitat e tij, por edhe ato nacionale e te Kosovës ne gadishullin e trazuar ilirik, te mbartur e ngarkuar me mëri, grindje, urrejtje dhe konflikte periodike dhe qëndresa e pathyeshme , është jo vetëm vazhdim i traditës dhe përpjekjeve te popullit tone, për te jetuar ne liri, por njëkohësisht edhe një kontribut i madhe për vendosjen e drejtësisë ne shtetin diktatorial e kriminal malazez.

Kohet e fundit megjithëse ballkanasit arritën një fitore te madhe historike ne rrëzimin dhe përmbysjen e diktaturave sllavo-komuniste e antinjerezore-staliniste te Titos, Çausheskut, Millosheviçit, Karaxhiçit, Mlladiçit, Bullatoviqit, Gligorovit e tj, goditjen e krimit dhe dënimin e autoreve te tij ne Hage me përkrahjen euro-perëndimore dhe ndihmën e pazëvendësueshëm te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, prape ngelet shume për tu bëre, sepse për një sere arsyesh gjendja nuk ka ndryshuar ne atë mase qe duhet dhe ashtu siç pritej.
Situata dhe realiteti i tanishëm ne këtë pjese jug-lindore te Evropës, si ne Mal te Zi, Serbi, Maqedoni, Bosnje-Hercegovine Greqi e tj, janë akoma shume larg demokracisë se vërtetë dhe vazhdojnë te mbeten përsëri te sëmura e mbushura me padrejtësi, tensione, incidente dhe here pas here edhe te ngarkuara me fushata dhune e krimi te ashpra masive mbi baza e shkaqe racizmi, çka flete se ideologjitë e kaluara te Mesjetës, dëshirat dhe pasionet agresive shoviniste ekzistojnë edhe sot dhe janë bere nxitje e burim frymëzimi për veprime gjenocidi, spastrimi etnik e masakra te tjera ndaj atyre nacionaliteteve e kombësive te vogla, qe nuk kane aftësi e mundësi për te mbrojtur veten.

Lajme të ngjashme

Back to top button